Drejtësia ‘perla shqiptare’, Vasili i përgjigjet ambasadorit Soreca: Ajo po bën të lulëzojë krimi, droga, korrupsioni e paratë e pista

Aug 14, 2019 | 10:53
SHPËRNDAJE

Kreu i delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca, theksoi në një intervistë për “Euronews” se Bashkimi Europian nuk duhet t’ua presë shpresat shqiptarëve. Sipas tij, Shqipëria ka bërë progres të mjaftueshëm për të hapur negociatat për anëtarësim dhe se BE-ja duhet të shprehet pro tyre.

soreca-1024x564

Ambasadori Soreca u ndal edhe te Reforma në Drejtësi, duke e cilësuar këtë si “Perla e Shqipërisë”.

“Pastaj është reforma elektorale. Është e qartë se zgjedhjet e fundit në qershor treguan se sa e rëndësishme është që elektoratit shqiptar t’i jepet një ligj thellësisht tjetër për çështjet elektorale, që ata të mund ta shprehin plotësisht vullnetin e tyre. Reforma në Drejtësi është ndoshta ‘perla e Shqipërisë’, jashtë rajonit apo në botë. Është një moment kritik, ndaj të gjitha institucionet shqiptare duhet të mos e humbasin fokusin, duke marrë parasysh se eurobarometri i fundit që u publikua nga Bashkimi Europian vetëm pak ditë më parë, vazhdon që ta vendosë Shqipërinë me një distancë tejet të largët në krye të rajonit me 91 për qind të popullsisë, që dëshiron të bashkohet me familjen europiane”, deklaroi Soreca në intervistën për “Euronews”.

Por pas ketyre deklaratave, ka reaguar nënkryetari i LSI, Petrit Vasili i cili përmes një postimi në rrjetet sociale, thotë se “Kjo lloj perle po ben te lulezoje krimi,droga korrupsioni dhe parate e pista dhe po e le Shqiperine jashte BE”.

petritvasili

STATUSI I PLOTE I VASILIT

Reforma ne drejtesi,u kap,u zhbe dhe degradoi ndaj emrin e ka deshtim dhe jo perle!?

Ambasadori Soreca thote per Euronews:
“Reforma në Drejtësi është ndoshta ‘perla e Shqipërisë’, jashtë rajonit apo në botë.”

Reforma qe shohin te gjithe shqiptaret eshte shnderruar ne nje kapje dhe deshtim qe s’ka nevoje per ndonje shkolle te madhe per tu kuptuar edhe nga shqiptari me i fundit.

Nuk eshte perle drejtesia qe ne Gjykaten e Durresit jep dy vendime per bashkine se e urdheron Edi Rama duke u bere turpi i botes.

Nuk eshte perle prokuroria qe mbyll dosjet skandaloze,qe jane te hapura nga mediat me te medha te botes.

Nuk eshte perle drejtesia qe ne KLGJ dhe KLP mbushet me anetare te tyre pa asnje integritet fallsifikatore evazore dhe spiune te sigurimit.

Nuk eshte perle drejtesia qe nuk vepron ndaj KQZ qe refuzon dekretet e Presidentit per zgjedhjet.

Nuk eshte perle drejtesia qe nuk heton e denon hajdutet e qeverise tek unaza e re,teatri,koncesionet etj etj,por denon qytetaret e grabitur nga qeveria.

Kjo lloj perle po ben te lulezoje krimi,droga korrupsioni dhe parate e pista dhe po e le Shqiperine jashte BE.

Ndaj i dashur ambasador Soreca shihe me kurajo dhe ne sy deshtimin e drejtesise ashtu si bejne mbi 83% e shqiptareve qe nuk besojne më tek ajo.

Po ta shohesh keshtu si shqiptaret,edhe reformen mund ta kthejme te 21-22 korriku i 2016 kur u miratua, por edhe Europes mund ti afrohemi sado pak.

Ndryshe i dashur ambasador na bie qe ne te mbajme perlen dhe deren e Europes ta kemi te mbyllur pergjithmone perpara fytyre,
por une dua te besoj qe ju nuk jeni dhe nuk paguheni ketu per kete.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura