“Drejtësia në koma”/Petrit Vasili: Për qytetarët s’ka drejtësi, ndërsa qeverisë i garantohet pandëshkueshmëria ndaj korrupsionit

Dec 29, 2021 | 20:20
SHPËRNDAJE

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka deklaruar se drejtësia shqiptare ndodhet në koma. Duke iu referuar një videoje të pubikuar nga Panorama.al, në të cilën flet kryetarja e KLGJ-së, Neureda Llagamit Vasili shkruan se qytetarëve iu mohohet drejtësia, ndërsa qeverisë i garantohet pandëshkueshmëria ndaj korrupsionit të saj të tmerrshëm.

Petrit Vasili: Qytetarëve iu mohohet drejtësia, qeverisë i garantohet pandëshkueshmëria ndaj korrupsionit on Vidnews.

Postimi i Petrit Vasilit:

Drejtesia ne koma!

Kryetarja e KLGJ Llagami pohon:

Drejtesia eshte katandisur ne drejtesi ambulante

Gjykatesit e apelit administrativ nga 3 mije çeshtje per gjyqtar.

Gjykatesit e apelit 2500 çeshtje per gjyqtar.

Rilindja e kapi drejtesine dhe beri Antireforme ne drejtesi.

Qytetareve ju mohohet drejtesia.

Qeverise i garantohet pandeshkueshmeria ndaj korrupsionit te saj te tmerrshem.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura