Miratimi i draftit të Drejtësisë në Komision, flet Ambasada e SHBA-ve

Jun 14, 2016 | 18:05
SHPËRNDAJE

Ambasada Amerikane në Tiranë ka reaguar pas miratimit nen për nen të draftit të reformës në drejtësi nga Komisioni i Posaçëm për këtë reformë.

Donald LuDrafti u miratua nen për nen pa opozitën dhe Ambasada e SHBA-ve e mirëpret miratimin e draftit. Ajo nxit palët që të zgjidhin mosmarrëveshjet që kanë, si edhe nxit deputetët e Parlamentit që ta votojnë atë sa më parë.

DEKLARATA

SHBA Mirëpret Miratimin e Projekt-Amendamenteve Kushtetuese nga Komisioni i Reformës në Drejtësi

Shtetet e Bashkuara mirëpresin miratimin e projekt-amendamenteve kushtetuese nga Komisioni i Posaçëm për Reformën në Drejtësi i Parlamentit të Shqipërisë.

Ky është një hap i rëndësishëm për të shtruar rrugën e miratimit të plotë të një reforme të thellë dhe domethënëse të sistemit të drejtësisë të Shqipërisë.

Paketa e projekt-amendamenteve ka mbështetjen e plotë të Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Europian.

Nxisim dialogun midis qeverisë dhe opozitës për të zgjidhur çështjen e fundit të mbetur për të cilën kanë mosmarrëveshje dhe nxisim të gjithë anëtarët e parlamentit të votojnë në favor të kësaj reforme.

Një vote për këtë reformë është një vote në favor të lëvizjes së Shqipërisë përpara në rrugën e saj drejt integrimit në BE dhe një të ardhmeje më të fortë euro-atlantike.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura