Drejtësia/ Drafti futet në kalendarin e Kuvendit, diskutohet më 21 korrik

Jun 24, 2016 | 19:38
SHPËRNDAJE

Brenda muajit korrik, projekti kushtetues do të shkojë në Kuvend. Të paktën kështu është shkruar në projekt kalendarin 3 javor të përgatitur nga kuvendi. Kalendari i përket periudhës 4-22 korrik.

Moment nga nje seance ne Parlament
Moment nga nje seance ne Parlament

Sipas këtij projekti, Kuvendi ka parashikuar që diskutimi dhe votimi në seancë plenare të ndodhë në datën 21 korrik. Ajo që bie në sy është mungesa e 7 ligjeve bazë, që bëjnë funksional projektin kushtetues.

Burimet pranë komisionit të posaçëm për refrmën në drejtësi i thanë Neës 24 se këto ligje pritet të përfundojnë deri më 15 korrik, e më pas do të shihet se si do të procedohet me futjen e tyre për votim. Kuvendi ka parashikuar shqyrtim e votim në mbledhjen e përbashkët të komisionit të Cështjeve Ligjore dhe Këshillit të Legjislacionit. I gjithe projekt kalendari tre javor, pritet ti kalojë konferencës së kryetarëve të enjten e ardhshme, ku do të vendoset edhe për fatin e aq shumë debatuarës, “Reforma në Drejtësi”.

Komisioni i posacëm miratoi draftin vetëm me votat e maxhorancës, pasi opozita bojkoti pjesëmarrjen sepse për të mbetet primare zbatimi i Nenit 88, si pjesë e raportit të rekomandimeve të Komisionit të Venecias.

Mungesa e një konsensusi mes saj dhe maxhorancës, për ndërkombëtarët tregon një neglizhencë nga ana e deputetëve, për të cilët kanë kërkuar që të përmbushin detyrimet e tyre.

Maxhoranca, e cila ka dhe shumicën e votave në parlament është e gatshme të miratojë draftin final, por edhe pse me një shumicë, ajo nuk e plotëson kushtin e 94 votave të kërkuara, e si zgjidhje shihen “votat e blera”.

Kryepozitari Basha ka deklaruar se nëse maxhoranca miraton draftin e vetme do të ketë destabilitet. Sipas opozitës paketa kushtetuese po përfshihet në procedurat parlamentare në mënyrë të njëanshme dhe pa konsensus.

Më herët kryeministri i vendit Edi Rama kishte premtuar se do ta dërgonte reformën e drejtësisë në Kuvend, si dhe do ta miratonin. Sipas Ramës, “reforma në drejtësi do të bëhet me apo pa bashkëpunimin e Partisë Demokratike”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura