“Drejtësia do t’u thyej këmbët gjobëvënësve të PS”- Salianji mesazh nga Korça: Shit-blerja e votës dënohet me 5 vjet burg!  

Mar 20, 2021 | 15:30
SHPËRNDAJE

 

Kandidati për deputet Ervin Salianji, theksoi gjatë një takimi në qarkun e Korçës se shit-blerja e votës dënohet me 5 vite burg. Po ashtu ai u shpreh se fotografimi i votës dhe presionet do të dënohen me 3 muaj e 3 vjet burg.

korca

Deklaratat e Salianjit u bënë gjatë një takimi me përfaqësues të biznesit të vogël dhe kreun e shoqatës së biznesit të vogël dhe të mesëm të Shqipërisë, Albert Nasto.

Ky i fundit vlerësoi si shumë serioz angazhimin e demokratëve përmes programit ekonomik që kanë prezantuar. “Si kryetar i shoqatës në rang vendi them që është hera e parë në Shqipëri që u hartua një program ekonomik i detajuar, ku kryesisht ato që ne kemi thënë, pra përfaqësuesit e biznesit të vogël dhe të mesëm, i cili në Shqipëri përfaqëson jo pak por 95% të biznesit në vend”, tha Kryetari i Shoqatës së Biznesit të Vogël dhe të Mesëm të Shqipërisë Albert Nasto.

Kandidati për deputet në qarkun e Korçës kujtoi se si 8 vite më parë, Edi Rama përmes mashtrimeve dhe premtimeve të gënjeshtërta bëri për vete edhe shoqatat e biznesit të cilat sot janë të gjitha kundër tij. Salianji kujtoi se si nën qeverisjen e Edi Ramës të vetmit që kanë përfituar janë Niko Peleshi dhe disa njerëz pranë tij.

“Është kënaqësi e veçantë që pjesa më e madhe e juaja merren me biznes dhe për fat të mirë jeni edhe mbështeës të Partisë Demokratike. Siç nuk është sekret për tu thënë për publikun që shoqata e biznesit të vogël dhe të mesëm e mbështetën Edi Ramën.  Sepse në atë kohë premtoi aq shumë Rama, saqë e besuan edhe shoqatat e biznesit. Partia Socialiste ka fuqizuar vetëm Niko Peleshin dhe një shokun e tij. Kaq. Të gjithë bizneset e tjera janë në zgrip. Të gjithë bizneset e tjera janë në vuajte ku njerëz që nuk janë marrë asnjë ditë me biznes si Peleshi dhe kanë kthyer në biznes politikën. Duke i dhënë disave në mënyrë të pandershme tendera, duke ndihmuar në mënyrë të pandershme dhe duke favorizuar disa të tjerë, padiskutim që biznesi e ka më të vështirë.

Një përfaqasues i biznesit të vogël tha: “Kryeministri e ka trumbetuar me të madhe që i janë falur taksat biznesit të vogël. Këtu duhet një përgënjeshtrim i madh. Ne më shumë po paguajmë tani se sa kemi paguar në të shkuarën”.

Salianji tregoi angazhimin e marrë nga demokratët për biznesin e vogël. “Nuk do të ketë 100 taksa, nuk do të ketë 100 kontrolle.  Do të jetë 0.5% e xhiros vjetore në vit dhe do të merret një pullë dhe do të vendoset tek dera e biznesit, dhe nuk do të ketë më taksidarë siç vijnë tani. Nga ana tjetër në programin e Partisë Demokratike është propozuar ulja e sigurimeve shoqërore”, premtoi Salianji.

Për një tjetër sipërmarrës 8 vitet e qeverisjes së Edi Ramës kanë qenë të vështira dhe po i shtyjnë drejtë falimentit. “Në këto tetë vite kemi ikur në pikjatë”, sqaroi sipërmarrësi.

Për ish-deputetin demokrat, Salianji, koha për taksidarët dhe gjobvënësit do të marrë fund. “Në 8 vite nuk bëjnë takime këta, as tani nuk po bëjnë takime se nuk kanë çfarë i thonë njerëzve sepse i kanë mashtruar gjatë gjithë kohës. Nuk për t’ia dalë as me presione dhe as me kërcënime. Nëse ka tatimorë, nëse ka drejtëorë administrate që abuzon me detyrën në mënyrë figurative do t’i “thyhen” këmbët. Nuk kemi për t’i toleruar më. Do bëjmë kallëzim në SPAK për shpërdorim detyre. I kemi nën monitorim të gjithë. Këtë herë shit-blerja e votës, si ai që e shet por edhe ai që e ble dënohet me 5 vjet burg. Këtë herë fotografimi i votës në qëndrën e votimit, për njerëz që mendojnë se do të bëjnë ndonjë presion dënohet nga 3 muaj në 3 vjet burg. Unë nuk mendoj se një njeri që merr 50 mijë lekë do bëj 3 vjet burg se janë shumë. Të gjithë të votojnë për vete. Ne kemi nevojë për ndihmën tuaj, njësoj siç edhe ju keni nevojë për ndihmën tonë. Kjo duhet të jetë një situatë që ne duhet t’i japim dorën njëri-tjetrit, të ndihmojmë njëri-tjetrin që të bëjmë të mundur që ta nxjerrim nga varfëria ekstreme vendin”, deklaroi Salianji.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura