“Drejtësia blihet me euro”, deklarata e biznesmenit që i shpëtoi atentatit

Feb 9, 2016 | 14:33
SHPËRNDAJE

Nuredin Suli është biznesmeni i hidrokarbureve i cili i shpëtoi një atentati me eksploziv sot në zonën e Komunës së Parisit në kryeqytet.

Atij i ishte vendosur një pako me eksploziv poshtë automjetit dhe kur kishte lëvizur, pakoja kishte rënë.

Nuredin Sulit, katër vite më parë i është vrarë vëllai, ndërsa dy të tjerët ia kanë plagosur tre vite më parë.

vendi

Ai në një intervistë për portalin Fieri.com, pati deklaruar se drejtësia blihet me euro.

“Me palën tjetër ne kemi mbi 20 vjet që jemi komshinj. Ata kanë një ofiçinë që merreshin me rregullime automjetesh. Shpeshherë makinat që prisnin të rregulloheshin, zinin edhe portën kryesore ku banonim ne si vëllezër. Një herë Neimi debatoi me Gëzimin, babanë e dy djemve që qëlluan Neimin. Zënka shkoi keq dhe pala tjetër qëlloi Neimin disa kohë më pas, por vëllai i Gëzimit  takoi vëllanë tim, tjetrin dhe i sheshuam gjërat pasi ishim edhe komshinj. Ka filluar gjykimi i çështjes, por ka afro gjashtë muaj që ky proces gjyqësor është manipuluar,” tha Nuredin Suli.

“Një mik i përbashkët i imi dhe i prokurorisë Fier pas interesimit që bëri për çështjen e tim vëllai, më tha: “Nuredin. Çështja po rrokulliset në favor të palës tjetër. Ata kanë paguar 100 mijë euro”. Kjo deklaratë e “mikut” më shokoi. Me vetë thashë, qenka e vërtetë që drejtësia u blika, jo me lekë, por me euro”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura