Ambasada paralajmëron shtetasit amerikanë: Kujdes më 21 korrik!

Jul 19, 2016 | 9:30
SHPËRNDAJE

Më 21 korrik Parlamenti i Shqipërisë do të kalojë për miratim draftin e reformës në drejtësi. Për këtë ditë, ambasada amerikane në Tiranë ka bërë një paralajmërim për qytetarët amerikanë që ndodhen në Shqipëri.

Ambasadori Donald Lu
Ambasadori Donald Lu

Në “mesazhin për sigurinë”, theksohet se për këtë ditë, ambasada nuk është e shqetësuar për ndonjë kërcënim specifik kundër qytetarëve amerikanë apo interesit të SHBA-ve, por duhet treguar vigjilencë.

Në paralajmërimin e saj ambasada shton se, duhet shmangur çdo demonstratë apo grumbullim që mund të ndodhë para apo pas votimit në Parlament.

Mesazhi:

Ambasada amerikane në Tiranë

18 korrik 2016

Mesazh sigurie për shtetasit amerikanë: Votimi parlamentar më 21 korrik

Ambasada amerikane në Tiranë informon shtetasit amerikanë se Parlamenti i Shqipërisë ka programuar të votojë çështjen e reformës në drejtësi më 21 korrik.

Ambasada nuk është e shqetësuar për ndonjë kërcënim specifik kundër shtetasve amerikane apo interesit amerikan.

Sidoqoftë, shtetasit amerikanë të qëndrojnë vigjilentë dhe të shmangin çdo demonstrim apo grumbullim që mund të ndodhë në përgatitje apo pas votimit.

Monitoroni mediat lokale dhe informacionet e përditësuara për planet e udhëtimeve personale dhe aktiviteteve.

Të gjithë vizitorët apo rezidentët në Shqipëri duhet të kenë kujdes për sigurinë.

Shqetësimet specifike për sigurinë duhet të paraqiten te autoritetet shqiptare ligjzbatuese të cilat janë përgjegjëse për sigurinë e të gjithë vizitorëve në Shqipëri.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura