Në shkurt të këtij viti, Ministria e Financave dhe Ekonomisë hartoi një draft të ri për ligjin për tatimin mbi të ardhurat. Projektligji i rishikuar mban të pandryshuar zbatimin e tatimit progresiv te profesionet e lira në normat 15 deri 23% që nis zbatimin nga 1 janari 2024.
Drejtori Ekzekutiv i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Neritan Mullaj tha në një intervistë për “Panorama TV” se kjo është një nismë pozitive, por që nuk është vetëm për profesionet e lira.
Por pavarësisht kësaj, Mullai tha se disa nga rekomandimet kryesore të Dhomës Amerikane nuk janë marrë në konsideratë nga qeveria për t’i përfshirë në këtë draftligj.
Neritan Mullaj: Unë do doja të filloja me një këndvështrim më të përgjithshëm. Taksimi 15-23%. Do thoja që kjo është një nismë pozitive dhe përputhet me atë rekomandim që ka pasur Dhoma Amerikane e Tregtisë në kuadër të axhendës së investimeve që i ka propozuar qeverisë që në vitin 2019 ku në aspektin e kuadrit fiskal, ka pasur një kuadër të rëndësishëm që bazohet në dy boshte kryesore në qëndrueshmërinë e sistemit dhe barazinë e tatimpaguesve. Në njëfarë mënyre, draftligji dhe puna për të bërë një draftligj lidhur me tatimin mbi të ardhurat ka kontekstin kryesor pasi është në qendër të sistemit tatimor shqiptar.
Ky ligj nuk përbën vetëm këtë që përmendët. Është një ligj që përfshin të gjithë sistemin tatimor përfshin korporatat, individët e të tjerë. Në kuadrin e punës që ka bërë dhoma për këtë ligji, për të rekomanduar dhe komentet e duhura, kemi pasur një punë intensive me grupet tona të brendshme. Kemi komitetet tona të ekspertëve. Mund të them që rekomandimet kryesore akoma nuk janë marrë në konsideratë ose nuk janë përfshirë në draftligjin aktual.
Ne kemi punuar relativisht goxha intensivisht në komisionin parlamentar. Procesi i konsultimit publik nuk ka qenë ai që kemi pretenduar. Disa rekomandime që nuk janë shumë thelbësore që kemi përmendur presim që të kemi reagim se çfarë do ndodhë me draftligjin përfundimtar. Në aspektin që përmendët, ne jemi të shqetësuar për të parë se si do të implikojë shtresën e mesme ky ligj. është një nga aspektet e rëndësishme. Nuk mund të themi taksë progresive apo taksë e sheshtë pasi këto janë çështje të vullnetit politik. Është e rëndësishme që të incentivohet shtresa e mesme.
Ligji duhet të garantojë formalizimin e ekonomisë. Ky është thelbi kryesor që dhoma amerikane ka kërkuar. Ligji nuk e garanton akoma këtë. Duke përfshirë kategorizime të bizneseve si dhe kategorizime në kuadrin e përmasave të bizneseve dhe në kohë, një pjesë e taksave do shtrihen në kohë. Kjo do krijojë një shfokusim dhe përshtjellim për administratën tatimore. Të rritet baza tatimpaguese përmes vetëdeklarimit.
Pyetje: Nga ana e grupeve të interesit është bërë me dije se ky projektligj do dërgohet në gjykatë kushtetuese. Keni një koment?
Neritan Mullaj: Kjo varet nga grupet e interesit që kanë të bëjnë me profesionet e lira. Është në diskrecionin e tyre për ta bërë këtë. Dhoma do marrë hapat e veta me rekomandimet e veta për të parë se si do implementohet. Kanë të bëjnë kryesisht për shërbimet ndaj anëtarëve të Dhomës Amerikane.
Pyetje: Paketa fiskale, si e keni parë në tërësi, a është konsultuar?
Neritan Mullaj: Dhoma ka dhënë këndvështrimin e vetë për paketën fiskale. Unë do qëndroja tek konsultimi publik. Ka pasur problemet e veta. Konsultimi publik është i rëndësishëm. Të gjitha draftligjet vendosen në konsultim. Proceset, sidomos në konsultimin e paketës fiskale është bërë në mënyrë shumë të shpejtë dhe për grupet e interesit ka qenë e vështirë që të bëhen komentet e duhura. Draftligjet vendosen në konsultim por nuk kanë relacione për shpjegimin e impaktit që do të kenë këto. Këto do të lehtësonin shumë këndvështrimin e bizneseve. Pavarësisht se vëmë komente në platformën publike, nuk marrim përgjigje nga institucionet ligjore. Ka qenë një ngërç lidhur me mungesën e reagimit. Procesi i konsultimit vjet, ka qenë një proces me tryeza pune. NJë proces relativisht disa mujor. Për ne është e rëndësishme që disa parime themelore, nuk janë zbatuar dhe nuk janë marrë në konsideratë.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al