Drafti për kamerat e sigurisë, si e shkeli rregulloren e Kuvendit PS-ja

Jun 24, 2016 | 17:07
SHPËRNDAJE

Të hënën, Komisioni i Sigurisë u mblodh për shqyrtimin e dekretit të Presidentit të Republikës për draftin e kamerave të sigurisë, që vendosen në mjediset publike.

Komisioni i SiguriseMirëpo, mazhoranca nuk i kishte votat për ta kthyer mbrapsht këtë dekret, pasi LSI-ja abstenoi, ndërsa anëtari i PDIU-së iu bashkua PD-së.

Në këto kushte, PS-ja kërkoi që të shtyhej shqyrtimi i dekretit të Presidentit për kthimin mbrapsht të atij drafti.

Mirëpo, sipas rregullores së Kuvendit, ky i fundit e detyron Parlamentin që ta shqyrtojë dekretin e Presidentit brenda 8 javëve që nga shpallja e tij.

Dekreti është shpallur me datë 4 prill, ditën që Presidenti e ka dërguar në Parlament. Për këtë arsye, afati i fundit për shqyrtim ka qenë data 30 maj.

Duke kërkuar shtyrjen e shqyrtimit, PS-ja shkel hapur rregulloren e Kuvendit.

 

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura