Drafti i PS për listat e deputetëve/ Patozi dënon heshtjen e PD. Presidenti me të drejtë…

Sep 20, 2020 | 16:37
SHPËRNDAJE

Kreu i Partisë Bindja Demokratike, Astrit Patozi ka dënuar heshtjen e kreut të PD, Lulzim Basha në lidhje me draftin e PS për listat e deputetëve.

astrit patozi BDNë një reagim në Facebook, Patozi thotë se Presidenti Meta me të drejtë duket i shqetësuar. Sipas Patozit, Basha dhe Meta duket sikur kanë ndërruar rolet.

“Ilir Meta duket shumë i shqetësuar me të drejtë nga drafti i Damian Gjiknurit për Kodin Zgjedhor, ndaj edhe po reagon përditë me ashpërsi. Megjithëse si President e ka mbyllur historinë e tij me zgjedhjet, kur ka dekretuar 25 prillin, të vetmin rol që i ka caktuar kushtetuta. Më tepër se kaq nuk mund të bëjë, të paktën zyrtarisht.

Çudia është se Lulzim Basha nuk po ndihet fare dhe kuptohet qartë që është i relaksuar. Ndërkohë që i takon të jetë pala më e interesuar dhe personi më i vëmendshmëm për rregullat e lojës së 25 prillit.

Këtë qetësi, thua ta ketë vetëm nga sondazhet që e nxjerrin fitues plebishitar, apo ka ndonjë arsye më shumë?

Sepse sot Presidenti ngjan sikur po bën punën e liderit të opozitës, kurse Lulzim Basha po sillet si të ishte kryetar shteti, të cilit nuk ia lejon detyra të përzihet me punët e partive politike.

Dhe hajde mos i beso pastaj ato thashethemet që Ilir Meta do të bëhet kryeministër, pas këtyre zgjedhjeve, të cilat Edi Rama i pilotoi fillimisht në një media të Ylli Ndroqit dhe pastaj u bënë popullore”, shkruan Astrit Patozi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura