Drafti i propozuar nga Rama për Asociacionin, Agim Nesho në Panorama TV: Thikë pas shpine për Kosovën, është një hap që i takon vetëm qeverisë atje

Jun 9, 2023 | 17:33
SHPËRNDAJE

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Agim Nesho ka komentuar ditën e sotme draftin e propozuar nga kryeministri Edi Rama për Asociacionin në komunat me shumicë serbe në Veri të Kosovës.

Capture

Nesho u shpreh në një intervistë për Panorama TV, se kjo është një thikë pas shpine që Rama po i bën Kosovës duke bërë një marrëveshje të fshehtë me presidentin serb.

“Çështja e Asociacionit, draftit të shkruar është një thikë pas shpine që Rama i bën Kosovës në një marrëveshje të fshehtë anti kombëtarë që ka bërë me Vuçiçin. Duke mundësuar marrjen e  territoreve të pamerituara nga Serbia”, tha ai.

Nesho shtoi se ky është një hap që duhet ta kishte marrë vetëm Kosova dhe asnjë shtet tjetër.

“Një mendje normale mendon që ky propozim do të jetë kot. Ai nuk duhet të merrte asnjë iniciativë. Këto i takojnë vetëm Kosovës. Nuk duhet të ishte ngatërruar asnjëherë me këtë gjë. Është e panegociueshme. Që këtu fillon gabimi dhe përdorimi i njeriut.

Ne e kemi parasysh që një person aventurier që kritikoi pa e njohur ish presidentin e SHBA duke thënë që është turp i civilizimit. Pastaj u përdredh kur Trump mori pushtetin. Tani që ka mundësi që Trump të rikthehet prapë, po ndryshon të gjithë politikën. Këto janë aftësi mbijetese”, deklaroi Nesho.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura