Draft-ligji për një koncesion dhe dy-tri çështje për diskutim publik

Jun 29, 2016 | 12:00
SHPËRNDAJE

zef-preciZEF PREÇI

Nuk është hera e parë që qeveria zgjat afatin e një koncesioni, d.m.th., lejon që koncesionari të vazhdojë të shfrytëzojë një burim natyror edhe për disa vite të tjera mbas përfundimit të afatit të marrëveshjes fillestare apo asaj të rishikuar…

Megjithatë, duke mos qenë apriori parimisht kundër për zgjatjen e koncesionit, që në rastin e Bulqizës do të shkojë në 40 vjet gjithsej, cilido qytetar, votues apo taksapagues ka të drejtën legjitime të kërkojë sqarime nga qeveria dhe Kuvendi që do të miratojë marrëveshjen mbas pak ditësh, edhe për sa vijon:

1) Për profilin e koncesionarit: Cili ka qenë përzgjedhur fillimisht si kompani apo bashkim kompanish me përvojë në fushën e kërkim-shfrytëzimit të mineraleve, me kapacitetet e nevojshme investuese dhe mbështetjen e bankave të njohura (mbështetje e konfirmuar ligjërisht dhe shkresërisht) dhe si ka evoluar pronësia e aksioneve për të ardhur te kompania që aktualisht paraqet plan-biznesin dhe planin e investimeve në minierën e Bulqizës, negocion me qeverinë dhe fiton të drejtën e shfrytëzimit të kësaj pasurie të rëndësishme dhe të papërsëritshme të qytetarëve shqiptarë?

Nga “skanimi” i kësaj ecurie bëhet e mundur të kuptohet lehtë edhe keqqeverisja, korrupsioni gërryes për pasuritë dhe besimin publik, mungesa e kontrollit dhe mbikëqyrjes nga pala shqiptare për zbatimin e planit të investimeve, planit të punësimit, deri te masat e mbrojtjes në punë e skllevërve modernë në njërën nga zonat më të pasura mineralmbajtëse të Shqipërisë, që shfaqet rrallëherë në kronikat e masmedias së kohës…

Kështu mund të dallojmë nëse për zgjatjen e afatit kemi të bëjmë me mundësi reale investimi apo me pastrim parash dhe legjitimim biznesesh me lidhje të forta politike të tipit “hamshore/offshore” (stilizuar nga pena e të mirënjohurit Ylli Dylgjeri).

2) Për qeverinë: A mban njeri përgjegjësi për shndërrimin e minierave të këtij rajoni në varreza ku lënë kockat skllevërit të mjerë, duke u kacafytur për copa gurësh minerali në stoqet e braktisura prej 30 vjetësh, ku skllevër të tjerë futen në galeritë e braktisura e të pakonservuara (d.m.th. të pamirëmbajtura dhe tejet të rrezikshme për jetën e tyre) e disa syresh nuk arrijnë të dalin më prej andej të gjallë; në shndërrimin e zonave mineralmbajtëse në arena të ndeshjes së bandave me pushtet dhe pa pushtet, për pushtet dhe për para, që kanë sjellë edhe mjaft viktima humane.

Të tillë janë edhe disa “të fortë” të zonës, ndeshjet e të cilëve përcillen në masmedia si “larje hesapesh ndërmjet personave me precedentë penalë” që, çuditërisht, rezulton se janë edhe “biznesmenë” të njohur, madje disa syresh edhe “përfaqësues të komunitetit”, siç i identifikon ata udhëheqësia politike në Tiranë, aftësia kryesore dhe e vetme e të cilëve është “administrimi” me kobure në dorë i votave (d.m.th. vullnetit, siç i thonë zakonisht në Perëndim) të qytetarëve të zonës, e bash për këtë ata e kanë vendin pikërisht atje – në “altarin e kombit”…

Por nuk mungojnë edhe viktima të rastit, d.m.th. kalimtarë hallexhinj “…që u ndodhën në vendin dhe në kohën e gabuar”… Në fakt, në njëfarë kuptimi, viktima të tërthorta jemi të gjithë nga pak… 3) Për përgjegjësinë e zgjatjes deri në 40 vjet të një leje minerare koncesionare: Duke pranuar se deri më sot u është bërë një shfrytëzim grabitqar pasurive natyrore të vendit, ndoshta dikush duhet të mbajë përgjegjësi, pra të garantojë kryerjen e investimeve në periudhën e re – afatin shtesë të shfrytëzimit të minierave.

Ashtu sikurse dikush duhej ndëshkuar për moskryerjen e tyre gjatë 15 viteve të shkuara. Dikush tjetër, p.sh. një bankë e huaj, duhet të garantojë ligjërisht dhe legjitimisht Kuvendin e Shqipërisë për burimin e financimit të investimit gjatë 25 viteve të ardhshme, madje duke saktësuar rivendosjen e raporteve shkencore midis kërkimit dhe shfrytëzimit të mineraleve, duke garantuar konservimin dhe mbylljen sipas ligji të galerive jashtë pune apo të shfrytëzuara…

Shkurt, qeveria duhet të publikojë studimin e fizibilitetit, në mënyrë që deputetët dhe jo vetëm ata, të shohin përfitimet e matshme, dobinë e ekonomisë kombëtare. Se, në fund të fundit, këto janë pasuri të shqiptarëve dhe çfarëdo sjelljeje prej barbarësh me to, është e dënueshme kontinenti më i pësuar historikisht nga politikat e ekstremeve ultra të djathta, ultra konservatore e ultra nacionaliste, nuk mund të lejojë të bjerë në duart e neonazizmit, neofashizmit, shovinizmit, ksenofobisë, racizmit, autoritarizmit, e regjimeve të korruptuara. Pësimi i hidhur, shumë i hidhur është shumë i afërt në kohë për ta harruar.

Europa – rast unik i kulturës dhe strukturave të bashkëpunimit në nivel kontinental, nuk mund të lejojë të shpërdorojë armët e fituara në sajë të kësaj kulture dhe të këtyre institucioneve. Një nga këto armë është siguria që prodhon BE-ja përmes ekonomisë e financave të saj. Ishte dhe është BE-ja që ushtron politikat dhe armën gjeofinanciare përmes sanksioneve nga të cilat mund të tkurret aventurizmi ekspansionist i oligarkisë ruse. NATO, sigurisht është në gjendje ta trajtojë problemin aventuresk të Rusisë në Ukrainë, Estoni, Letoni apo Lituani, por jo pa BE-në.

Vetë Britania e Madhe nuk do të ndihet e sigurt jashtë BE-së. Mjafton të kujtojmë se do të ishte një burrështetas britanik, Uinston Çërçill, të cilit Britania e Madhe i detyrohet shumë, i cili do të jepte i pari alarmin për një Luftë të Ftohtë, që promovoi me arsye idenë e Bashkimit Europian kur ende Lufta e Dytë Botërore ishte në mesin e ashpër të saj kur shkruante: “Mezi pres të shoh Shtetet e Bashkuara të Europës, në të cilat barrierat midis shteteve do të minimizohen së tepërmi dhe se udhëtimi pa kufizime do të jetë i mundshëm…

Ka një ilaç, që në qoftë se adoptohet përgjithësisht apo edhe spontanisht nga shumica dërmuese e popujve në shumë vende, do të ishte sikur një mrekulli për të transformuar tërë skenën dhe në pak vjet do ta bënte Europën po aq të lirë dhe të kënaqur sa Zvicra sot. Çfarë është ky ilaç sovraniteti? Ai është të rikrijohet Familja Europiane, sa më shumë që mundemi, dhe ta sigurojmë atë me një strukturë nën të cilën ajo të mund të jetojë në paqe, siguri dhe liri. Ne duhet të ndërtojmë një Shtete të Bashkuara të Europës. Hapi i parë në këtë rikrijim të Familjes Europiane duhet të jetë një partneritet midis Francës ligjërisht në të gjallë dhe e destinuar të mbahet mend për të keq më vonë…

Gjithashtu, dikush duhet t’u thotë qytetarëve shqiptarë se çfarë sasie minerali është nxjerrë nga nëntoka dhe sa nga mbitoka, sa kanë fituar koncesionarët dhe sa është derdhur në buxhetin e shtetit qysh nga viti 2000 e deri më sot, sa do të fitojnë gjatë 25 viteve të tjera… Kuvendi i Shqipërisë, për shkak se në përbërjen e vet ka shumë përfaqësues të “komunitetit”, në kuptimin politik të mësipërm, mund ta votojë pa debat edhe këtë draft-ligj.

Kështu ka bërë në mjaft raste të tjera të ngjashme… Kjo është “normale” brenda anormalitetit që pjell e përditshmja e këtushme… Por, nëse ndokush ndër anëtarët e atij institucioni themelor të funksionimit të shtetit në një demokraci liberale ndien përgjegjësinë e kostumit që ka veshë, edhe pse mund të mos marrë përgjigje, çështjet e mësipërme duhet t’i shtrojë për diskutim publik si detyrimi themelor i tij/saj ndaj qytetarëve-dele (sipas metaforës së ambasadorit Lu).

Kështu edhe shanset për votimin e ndryshimeve kushtetuese mbas tri javësh shtohen… Personalisht jam skeptik nëse disa nene të reja/të amenduara në Kushtetutën e vendit (edhe pse me një vullnet të paepur amerikan dhe europian) mund të ndryshojnë të përditshmen e skllevërve të mbitokës – këtyre “flijve të mjerë paragrafesh” – nën të cilën gjenden disa nga pasuritë më të rëndësishme të këtij vendi…

Ndoshta një repart marinsash do të mundësonte kryerjen e reformave të vërteta dhe jo amendimet kushtetuese nën presion, për të qenë “politically correct” me ndërkombëtarët dhe vetëm në letër, në një vend ku përditë po vdes shpresa…

Të jem eksplicit deri në fund: kapja e shtetit sot përmes ligjesh që “ndajnë” pasuritë natyrore dhe të drejtat ekskluzive të shtetit ndërmjet “përfaqësuesve” të tillë të komunitetit, i mundëson secilit qytetar për të imagjinuar zgjedhjet e ardhshme dhe “zbatueshmërinë” e reformave nesër… Ja përse ka kaq pak shpresë edhe te Reforma në Drejtësi…

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura