Doza e duhur e zinkut që i duhet organizmit çdo ditë

Oct 31, 2019 | 17:32
SHPËRNDAJE

Zinku është një mineral shumë i rëndësishëm për mbarëvajtjen e organizmit.

Megjithatë, në shumë raste në akumulimi i tepërt i këtij minerali mund të shkaktojë dëme të mëdha në trupin e njeriut.urthi1200-750x500

Termi që përshkruan këtë problem është toksiciteti i zinkut që ndikon kryesisht tek stomaku dhe nëse bëhet kronike mund të prishë ekuilibrat e mineraleve të tjera në trup.

Toksiciteti i zinkut mund të ndodhë edhe rastësisht.

Zinku është i pranishëm në shumë suplementë vitaminash e ushqyesish të tjerë.

Nëse njeriu merr disa suplementë të ndryshëm, atëherë është më i rrezikuar nga tejkalimi i dozës ditore të lejueshme të zinkut.

Njerëzit mund të preken nga toksiciteti edhe falë ambientit.

Zinku gjendet në sasi të vogla tek uji, toka dhe ushqimet.

Simptomat e Toksicitetit të Zinkut

Toksiciteti i zinkut mund të jetë akut ose kronik.

Toksiciteti akut shfaqet me shenjat e mëposhtme:

  • Të përziera
  • Të vjella
  • Dhimbje stomaku
  • Diare
  • Konstipacion

Nëse një person merr sasi të mëdha të zinkut për një periudhë të gjatë, atëherë ai preket më lehtë nga toksiciteti i zinkut.

Toksiciteti kronik shfaqet me shenjat e mëposhtme:

  • Nivele të ulëta të kolesterolit të mirë,
  • Imunitet të dobët,
  • Mungesë të bakrit

Dozat e Rekomanduara Ditore Të Zinkut

Dozat e mëposhtme janë certifikuar nga mjekët dhe ekspertët amerikanë të shëndetit.

Mosha 1-3 vjeç duhet të konsumojë 3 mg zink në ditë.

Mosha 4-8 vjeç duhet të konsumojë 5 mg zink në ditë.

Mosha 9-13  vjeç duhet të konsumojë 8 mg zink në ditë.

Djemtë e moshave 14-18 vjeç duhet të konsumojnë 11 mg zink në ditë.

Vajzat e moshave 14-18 vjeç duhet të konsumojnë 9 mg zink në ditë.

Djemtë e moshës mbi 19 vjeç duhet të konsumojnë 11 mg zink në ditë.

Vajzat e moshës mbi 19 vjeç duhet të konsumojnë 8 mg zink në ditë.

Ndërveprimet e Zinkut Me Medikamente Të Tjera 

Zinku mund të ndëveprojë negativisht me disa medikamente.

Bëhet fjalë për kontraceptivët, ranitidinën, terapinë e estrogjenit etj.

Pas marrjes së zinkut, njeriu duhet të presë të paktën dy orë përpara marrjes së një ilaçi apo suplementi tjetër. /AgroWeb.org

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura