“Dosjet janë bërë pirg, Gjykata e Lartë e bllokuar, vendi pa gjykatë Kushtetuese”, Meta flet për cenimin e të drejtave të shqiptarëve: Duhen marrë të gjitha masat…

Sep 21, 2019 | 13:52
SHPËRNDAJE

Presidenti i vendit, duke iu referuar nje raporti te fundit te INFOÇIP, lidhur me stokun e dosjeve dhe vetingun qe bllokojnë Gjykatën e Lartë, e ne kushtet kur vendi nuk ka Gjykate Kushtetuese, apelon per marrjen e masave sa me shpejt. 

metaaa

“Duhen marrë të gjitha masat që të garantohet sa më shpejt për qytetarët akses i plotë në të gjitha shkallët e gjyqësorit, dhe brenda një afati të arsyeshëm, si dhe të garantohen të drejtat dhe liritë themelore të shtetasve që të mos cënohen nga mosfunksionimi i Gjykatës së Lartë”- shkruan Meta ne faqen e tij ne FB.

Postimi i Metës

Të dashur miq,

Të drejtat themelore të qytetarëve shqiptarë për të patur një shqyrtim gjyqësor brenda një afati të arsyeshëm dhe nga një gjykatë e caktuar me ligj, po cenohen haptazi nga grumbullimi i çështjeve të mbartura në Gjykatën e Lartë, për të cilat askush sot nuk mban përgjegjësi publike dhe askush nuk mundet t’u thotë qytetarëve se kur do të përfundojë shqyrtimi i tyre.

Sot askush nuk mban përgjegjësi publike edhe pse vendi nuk ka ende Gjykatë Kushtetuese, ku dosjet që presin radhën për shqyrtim janë bërë pirg!

Reforma u bë për qytetarët dhe funksionimi i sistemit të drejtësisë duhet t’i shërbejë vetëm qytetarëve.

Duhen marrë të gjitha masat që të garantohet sa më shpejt për qytetarët akses i plotë në të gjitha shkallët e gjyqësorit, dhe brenda një afati të arsyeshëm, si dhe të garantohen të drejtat dhe liritë themelore të shtetasve që të mos cënohen nga mosfunksionimi i Gjykatës së Lartë.

Ju ftoj të lexoni dhe shqetësimin e drejtë që ngre për këtë çështje raporti i INFOÇIP!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura