Dosja “Toyota Yaris”/ “I thashë Bashës që e prishe operacionin”- Berisha: Në datën 17 prokurorët belgë e presin në zyrë. Ja roli i Edi Ramës në këtë histori

Dec 3, 2021 | 17:51
SHPËRNDAJE

Gjatë foltores së mbajtur sot në Bilisht ish-kryeministri Sali Berisha foli mbi dosjen e “Toyota Yaris”, duke u shprehur se i kishte kërkuar llogari Bashës për dekonspirimin e operacionit. 

Sipas Berishës, Edi Rama i mbylli dosjen Lulzim Bashës, por Prokuroria belge nisi hetimet dhe në datën 17 prokurorët belgë e presin kreun e PD-së në zyrë.

Ish-ministri ynë i brendshëm deklaron një ditë në Parlament, se ditën e shtunë do vijnë 5 mln euro me Toyota dhe do i presin. Në pamje të parë të dukej si fantazi. E pyes zotëri si e bëre ti këtë deklaratë? Thoshte është e sigurt që do vijnë. Por nëse është e sigurt, si mund të dekonspirosh ti operacionin? Kjo deklaratë do të thotë paralajmërim i atyre që mos hyjnë në Shqipëri dhe dështim i operacionit. Jo tha se e ndjekin me GPS dhe nuk ndodh. Ato erdhën, doli fjalë për fjalë, por ata që duhet ti prisnin nuk dolën, ata ikën. Hapet dosja, merret në pyetje peng-kryetari, për të gjithë atë aferë dënohet një njeri. Edi Rama i mbylli dosjen peng-kryetarit, por dosja i kishte rrenjet në Belgjikë, dhe prokuroria atje kishte nisur hetimet. Nëse Rama i mbylli dosjen e Tiranës atë (të Belgjikës) nuk e mbyllte dot. Këto kohë gazetarët investigative zbulojnë dokumente autentike ku prokuroria”, tha Berisha.

Tani fjala është e drejtësisë belge që e mori njëherë në pyetje peng-kryetarin. Drejtësia belge është e pavarur dhe ka kërkuar marrjen e tij me forcë në pyetje dhe procedimin penal. Dua ti kërkoj këtu jep dorëheqjen, mos u fshi pas dosjeve të tua. Edi Rama të ka mbajtur peng me dosjen në Shqipëri, por në Belgjikë rezulton i hapur anëtar i organizatës kriminale. Ai prishi operacionin dhe unë këtë ia kam thënë pa ardhur Toyota në Shqipëri. Kam patur zero njohuri se drejtësia belge e ka dhënë për ndjekje penale. Edi Rama ka fshehur faktin se ishte thirrur 5 herë për tu proceduar penalisht. Tetorin e kaluar është thirrur përsëri, dhe sipas burimeve në datën 17 prokurorët belgë e presin në zyrën e tyre. Edi Rama mund të mbyllë dhe hapë dosjen sipas qejfit por nuk të shpëton nga kjo shumicë gjigante e PD-së. Je i përfunduar”, shton Berisha.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura