Konkluzionet e mbrojtjes për “dosjen Shullazi”/ Avokatët kërkojnë kohë, shtyhet seanca

Oct 9, 2018 | 10:32
SHPËRNDAJE

Shtyhet për në 23 tetor seanca ku mbrojtja e grupit “Shullazi” do të paraqesë konkluzionet në Gjykatën për Krime të Rënda. Vendimi për shtyrjen u mor paraditen e sotme. Avokatët kërkuan kohë për të përgatitur konkluzionet. Kërkesa u pranua nga trupi gjykues që vendosi shtyrjen e seancës.

shull1

Seanca u shoqërua me masa të rrepta sigurie.

Pretenca

Më dy tetor, Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe pretencën për Emiljano Shullazin dhe katër persona të tjerë, të akuzuar për gjobëvënie në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

shull2

Prokuroria kërkoi 64 vjet burg në total për grupin me pesë anëtarë të Emiljano Shullazit, që e akuzon për të paktën katër episode. Në këtë seancë, Prokuroria e Krimeve të Rënda përfaqësohej nga prokurorët Gentian Osmani, zv/ drejtues, Anton Martini dhe Besnik Muçi.

shull3

Drejtuesja e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prela, mungoi në seancë për shkak të një angazhimi jashtë vendit.

shull4

Kështu, Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkoi 17 vjet burgim për Emiljano Shullazin, 15 vjet burgim për Gilmando Danin, nga 11 vjet burgim për Endri Zelën dhe Endrit Qyqen dhe 10 vjet burgim për Blerim Shullazin.

shull5

Vetë të pandehurit nuk ishin në seancë, por kishin kërkuar që të përfaqësoheshin vetëm nga avokatët e tyre.

shull6

Seanca u shoqërua me debate mes mbrojtjes dhe akuzës për leximin e pretencës ndaj të pandehurve. Ashtu sikurse edhe herën e mëparshme, seanca u zhvillua nën masa të rrepta sigurie, me forca të shtuara policore, brenda dhe jashtë sallës.

shull7

Ajo zgjati plot tri orë, ndërsa nuk munguan edhe përfaqësues nga Ambasada Amerikane dhe Gjermane në sallën e gjyqit. Sipas Prokurorisë, Emiljano Shullazi, Gilmando Dani, Endrit Qyqja, Endri Zela dhe Blerim Shullazi kanë kryer të paktën katër episode të kanosjes dhe gjobëvënies.

shull8

E para është renditur ajo ndaj biznesmenit Ylvi Beqja, që është edhe dëshmitar i mbrojtur i drejtësisë. Më pas, rasti i Jani Zakjes, për shpërthimin në një garazh në ish-“Parkun e Autobusëve” në Tiranë; kërcënimin e Mynyr Konit dhe Dhori Kules, si edhe tritolin e vendosur në një firmë profilesh alumini në Lushnje.

shull9

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura