“Dosja rrinte prej muajsh pa asnjë veprim”, zëdhënësi i Prokurorisë flet për dosjen 339: Gjithkush mund ta gjykojë që…

Oct 27, 2018 | 8:16
SHPËRNDAJE

Zëdhënësi i Prokurorisë së Përgjithshme, Denion Ndrenika, në një lidhje telefonike në emisionin Java në RTSH, ka folur për dosjen 339 dhe lëvizjet e prokurorëve që kanë hetuar atë.

Ndrenika tha se largimi rastësor i prokurorëve solli një zhbllokim të çështjes që solli rezultatet e ditëve të fundit.

Ju vërtetë keni ndërhyrë kur u kanë ftuar, por në një nga ndërhyrjet tuaja keni thënë se largimi rastësor i prokurorëve solli zhbllokimin e dosjes?

E kemi thënë dhe e përsëris sërish, dhe e përsëris largimi rastësor i prokurorit ka sjellë zhbllokimin e dosjes. Nuk është fjala për Anton Martinin, pasi është larguar prej shumë kohësh. Prokurori i fundit që e kishte nën hetim dhe është ngarkuar për këtë hetim me një dyshe prokurorësh të tjerë. Theksojmë se materiali është shumë voluminoz dhe hetimi vijon deri na zbardhjen e plotë.  Theksoj se dosja rrinte për shumë muaj pa asnjë veprim dhe shumë kush mund ta kuptojë se çfarë solli largimi i prokurorit.

krimet-e-renda

Një pyetje kam për ju për operacionin e Hasit. Prokuroria ka pasur bashkëpunim me partnerë të huaj?

Ka pasur mbështetë plotë të partnerëve të huaj. Të huajt kanë mbështetur dhe mbështesin Prokurorinë në punën e saj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura