Dosja ndaj ish-presidentit të SHBA, Donald Trump do të përballet me 37 akuza për krime që lidhen me…

Jun 9, 2023 | 20:52
SHPËRNDAJE

Të tjera detaje kanë dalë rreth akt-akuzësh prej 49 faqesh ndaj ish-presidentit të SHBA, Donald Trump.

khhg

Sipas mediave të huaja, aktakuza akuzon Trumpin se ka injoruar me dashje kërkesat e Departamentit të Drejtësisë për të kthyer dokumentet që kishte marrë.

Aktakuza kundër ish-presidentit amerikan Donald Trump u lëshua të premten, duke zbuluar 37 akuza për krime që lidhen me trajtimin e dokumenteve të klasifikuara të marra gjatë mandatit të tij.

Në mesin e dokumenteve të gjetura në shtëpinë e Trumpit në Mar-a-Lago, kishte dosje shumë të ndjeshme mbi aftësitë bërthamore të SHBA-së, si dhe ato të vendeve të tjera.

“Zbulimi i paautorizuar i këtyre dokumenteve të klasifikuara mund të rrezikojë sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara”, tha Departamenti i Drejtësisë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura