“Dosja Muzin u mbyll në Gjykatën e Apelit me urdhër të Ramës”/ Berisha zbulon bisedën me Bashën për “Toyota Yaris”: Ja kush lajmëroi për mbërritjen e 5 mln eurove

Nov 26, 2021 | 18:09
SHPËRNDAJE

Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar sërish kreun e PD-së Lulzim Bashën lidhur me dy dosjet “Muzin” dhe “Toyota Yaris”.

berisha-basha

Nga foltorja në qytetin e Kurbinit, Berisha tha se dosja “Muzin” u mbyll në Gjykatën e Apelit dhe nuk shkoi deri në Gjykatën e Lartë.

Sipas ish-liderit të PD-së, hetimet u mbyllën me urdhër të Edi Ramës he me kërkesë të Lulzim Bashës.

“Në apel janë 76 mijë dosje. Këto thonë se suksesi po fillon. A e di s aka humbur Shqipëria nga reforma në drejtësi, 5 mln euro. Peng Basha është bërë pjesë e këtij korrupsioni. Do i kërkoj Bashës dy gjëra. Dil dhe thuaju pak demokratëve për dosjen Nick Muzin, dosje me të cilën je i përshtatshëm për qeli në Shqipëri dhe SHBA. Unë i kam konkrete gjërat. A e dini ju se çfarë ndodhi me dosjen në apel. Nëse ndonjëri prej jush që nuk i përshtatet të drejtës, prokurori e çon nga shkalla në shkallë. Me urdhër të Edi Ramës, prokurori dosjen Muzin ku Basha akuzohet për larje parash, nuk e çoi në Gjykatën e Lartë. Pse Edi Rama ta bëri këtë nder. Po të ishe i pastër, dosja do shkonte atje dhe do merrje pafajësinë” – tha Berisha.

Më pas, për dosjen “Toyota Yaris”, Berisha zbulon bisedën me Lulzim Bashën dhe se si ai e mori vesh që do vinin 5 mln euro në Shqipëri brenda disa automjeteve. Sipas Berishës, kryedemokrati ka thënë se është lajmëruar nga një kamarier restoranti që do të vinin makinat.

“Kështu ndodhi dhe me dosjen Toyota Yaris. Një ditë në parlament denoncon se do vijnë 5 mln euro brenda makinave Toyota Yaris. E pyeta se ku e mori vesh. Më tha se më mori një kamarier nga një restorant i huaj. I thashë që në këtë mënyrë ti u çove një mesazh atyre që mos ecni në Shqipëri se ju arrestojnë. Jo më tha se ata po ndiqen me GPS. Megjithëse e morën vesh, ata erdhën në Durrës, por 1.5 mln u përlanë. I ndau me Taulantin. Tani shkojmë më tutje. Vijnë hetuesit belgë me letër para për të marrë në pyetje Bashën. Lulzim Basha zhduket, teksa i thashë që duhet të shkosh. Nuk shkoi. Dua t’i them këtu. Lulzim, Toyotën ose i ndave me Taulantin ose me klanin kriminal. Pa e zbardhur atë, do kesh vështirësi për këtë dosje. Edi Rama erdhi në fushatë, me moton qelbësira të gjthë Shqipërisë le të përmbysim Sali Berishën. Motoja ime është njerëz të mirë dhe idealist të bashkëpunojmë për të përmbysur regjimin e narkoshtetit për të vendosur në Shqipëri pluralizmin” – tha Berisha.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura