DOSJA/ “I rrezikshmi i Sarandës”, qëlloi ndaj policëve, 35 vjet burg

Jan 27, 2016 | 18:24
SHPËRNDAJE

Taulant Xhini, ish-i shumë kërkuar nga policia është dënuar me 35 vjet burg nga Gjykata e Krimeve të Rënda. 29-vjeçari u shpall fajtor për akuzën “Vrasje në rrethana cilësuese ndaj punonjësve të policisë”, në bashkëpunim, mbetur në tentative. Në prill 2014, Xhini qëlloi ndaj tre punonjësve të policisë gjatë operacionit për kapjen e tij në fshatin Shendelli, në Sarandë.

Taulant Xhini
Taulant Xhini

NGJARJA

Në date 28.04.2014 në Prokurorinë për Krime të Rënda janë pranuar aktet e procedimit penal Nr.197 të Prokurorisë së Rrethit Gjyqesor Sarandë, duke riregjistruar procedimin penal nr.131, per veprën penale te “Vrasjes së punonjësit të policisë së shtetit”, dhe “Prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve luftarake”, te parashikuar nga nenet 79/b dhe 278/4 të K.Penal. Ne daten 02.04.20 14 rreth ores 22.30 minuta, 4(kater) punonjes te Komisariatit te Policise Sarande, dhe dy specialiste te policise rendit, kane qene duke shkuar me nje mjet privat ne drejtim te fshatit Shendelli, pasi kishin marre informacion se shtetasi Taulant Xhini i cili eshte person i kerkuar dhe me mase sigurimi “Arrest ne burg”, te caktuar nga Gjykata e Shkalles Pare Sarande, per kryejren e vepres penale te “Vrasje me dashje” te mbetur ne tentative,te kryer ne bashkepunim te parashikuar nga neni 76, 22 dhe 25 te K.Penal dhe “Prodhimit dhe mbajtjes pa leje te armeve dhe municionit luftarak” , te parashikuar nga neni 278/4 te K.penal si dhe te “Mosbindjes ndaj urdherit te punonjesit policise rendit publik” te parashikuar nga neni 242 te K.Penaj, ndodhej ne banesen e tij ne fshatin Shendelli. Informacioni i referohej faktit se i pandehuri Taulant Xhini qe ishte person ne kerkim, kishte kaluar ne lundren ne Butrint me nje motorr, dhe kishte shkuar ne fshat.

Per verifikimin e ketij informacioni jane ndermarre disa veprime dhe konkretisht me mjete private eshte kqyrur aksi rrugor Sarande- Ksamil- Butrint dhe jane vendosur ne prita dy grupe me punonjes policie ne hyrje te fshati Çukë. Mjeti e markes Volksvagen ka levizur ne aksin rrugor per ne Konispol, pasi kanë përfunduar veprime hetimore të tjera, jane kthyer ne Sarande. Ne momentin qe janë vendosur në Sarande kanë marre nje telefonate nga Komisariati se i kerkuari Taulant Xhini mdodhet ne banesen e tij ne fshatin Shendelli. Pasi jane organizuar me mjete private, me qellim per te mos rene ne sy, jane nisur ne drejtim te fshatit Shendelli, përkatësisht dy grupe me punonjes policie. Njeri grup ku ishin oficerat O.M dhe O.TH dhe dy punonjesit e policise A.S dhe K.S jane futur ne fshat.ndersa grupi tjeter ka qene ne pritje ne hyrje te fshatit Xarre. Dy punonjës policie janë caktuar për të mbajtur në vëzhgim banesën e subjektit në kërkim.. Këta punonjës policie, kanë njoftuar pas rreth dy ore pritje, se personi i kerkuar mund mund të gjendej në një nga dy mjetet qe po vinin ne drejtim te klubit te fshatit. Pjesa tjetër e punonjesve te policise jane futur ne fshat dhe kane kontrolluar tek klubi por nuk ka rezultuar qe personi te ishte aty.

Me pas kane kontrolluar mjetet qe raportuan punonjësit e policisë dhe rezultoi se njeri nga mjetet, ishte mjeti me te cilin levizte babai i personit në kërkim, ndersa mjeti tjeter nuk ishte aty. O.TH ka marre dy inspektoret e rendit ne makinen e tij dhe jane nisur ne drejtim te lundres ne Butrint per tu kthyer në Sarandë. Ne momentin qe kane hipur me mjetin ne lunder kane degjuar nje bresheri automatiku qe vinin nga fshau Shendelli. Jane kthyer per te pare se c’fare kishte ndodhur. Pa hyre ne fshat.ne rrugen 200 metra larg vendit ku ishte klubi, eshte qelluar ne drejtim të mjetit me armë automatike dhe plumbat fillimisht kanë rëne në asfalt ne pjesen e perparme të mjetit dhe më pas një plumb kalon brenda mjetit. O.TH qe ishte ne drejtim ka ndaluar mjetin menjëherë dhe kanë zbritur bashkë me kolegët e tjerë, duke u pozicionuar pas automjetit. Më pas, janë zhvendosur në një kodrinë të vogël që gjendej në një kthesë. Fillimisht kanë dalluar flakët e automatikut që ishte rreth 50 m larg makinës, në një kodër të vogël buzë rrugës së fshatit përballë drejtimit të lëvizjes së mjetit. Njëri nga grupet që ka hyrë në fshatin Shëndëlli është qëlluar nga një person me breshëri plumbat e të cilës kanë goditur dhe mjetin e policisë. Pas njoftimit te bere menjëhere është shkuar nga prokurori në vëngjarje dhe jane kryer veprimet proceduriale nga seksioni policisë gjyqësore.

Sipas procesverbalit të këqyrjes së vëndit të ngjarjes, rezulton se në mjetin e punonjësve të policisë me targa AA xxxx DE janë kostatuar dëmtime nga goditjet me plumba, si në pjesën e llamarinës, po ashtu edhe në tubat e brendshëm të motorit. Po ashtu, në trupin e mjetit janë gjetur edhe pjesë këmishe plumbash, të cilat kanë vlerë për identifikimin e gëzhojës dhe armës nga e cila janë qëlluar. Në vazhdim të rrugës së astfaltuar që të çon në drejtim të fshatit rretyh 30 metra në drejtimin verior gjëndet një rrugë e brëndshme fshati e pashktruar. Kjo rruga nga lindja kufozohet me vazhdimin e saj, nga perëndimi me rrugën e asfaltuar nga jugu me një kopësht dhe nga veriu me shtëpinë e shtetasit Z.R. Në anë të kësaj rruge në pjesën perëndimare gjendet një cigare “Malboro” gjysëm e konsumuar, e fikur. Në afërsi është gjetur një tjetër cigare gjysëm e konsumuar e markës “Malboro”. Pranë cigareve gjendeshin të shpërndara disa gëzhoja Në mes të të shkurreve pranë shtëpisë së Ferit Xhinit (babait të të akuzuarit) gjendet një armë zjarri automatike me qytë në të cilën ishin të vendosura tre karrikatorë të lidhur me njëri tjetrin me ngjitëse natriband dhe dorezën po më natriband ngjyrë kremi. Nga ekspertiza, rezultoi se një pjesë e gëzhojave të gjetura në vendngjarje janë qitur nga kjo armë. Ndërsa pjesa tjetër, janë qitur nga një tjetër armë automatike, e cila nuk u gjet në vendngjarje.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura