“Dosja Habilaj”, zbulohen 4 shqiptarët e tjerë të shpallur në kërkim nga drejtësia italiane

Oct 17, 2017 | 17:29
SHPËRNDAJE

Pas zbatimit të urdhër arrestit për 11 persona të arrestuar dje nga Guardia di Financa në kërkim u shpallën edhe 4 persona të tjerë.

habilaj

Ata janë: Florian Habilaj, Armando Sulaj, Nezir Seiti, Sabaudin  Çelaj

Sipas hetimeve të autoriteteve italiane, ata janë pjesë e të njëjtit grup kriminal, ku bënte pjesë edhe Moisi Habilaj, kushëri i ish ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri i cili në një telefonatë ka përmendur edhe Tahirin për një shumë parash të cilat duhet ti jepeshin atij.

Ndërkohë, në pranga kanë përfunduar: Antonio Riela, Vincenzo Spampinato, Gianluca Passavanti, Angelo Busaça dhe shqiptarët Moisi Habilaj, Maridian Sulaj dhe Fatmir Minaj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura