Dosja “Habilaj”, Prokuroria lëshon tre urdhërarreste për ish-zyrtarët e lartë

Nov 22, 2017 | 19:29
SHPËRNDAJE

Tre urdhër arreste janë lëshuar nga Prokuroria për ish zyrtarë të lartë të Policisë së Shtetit. Ish zyrtarët dyshohen si të përfshirë në dosjen ‘Habilaj’ për trafikun e kanabisit.

Këto urdhër arreste kanë mbërritur në polici dhe pritet ekzekutimi i tyre, bëjnë me dije burime për “Panorama”.

oficer-policie

Prokuroria kërkon arrestim të atyre që i cilëson si bashkëpunëtorë të Tahirit në trafikun e drogës. Ish-ministri u vu nën hetim pas bërjes publike të përgjimeve nga pala italiane për dosjen ‘Habilaj’.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura