“Dosja Habilaj”/ Gazetari lëshon ‘bombën’: Persona të rëndësishëm do të arrestohen

Oct 19, 2017 | 11:30
SHPËRNDAJE

Dosja e përgjimeve për Habilajt dhe dy shqiptarët e tjerë në brendësi të saj përmban informacione që impliklojnë edhe politikanë të tjerë. Të paktën këto janë informacione që qarkullojnë në media gjatë këtyer dy ditëve duke marrë shkas nga përgjimet.

habilaj vip

Po ashtu gazetari  Blendi Fevziu  ka komunikuar diçka të ngjashme. Ai tha se ka informacione që priten të bëhen arrestime të njerëzve të rëndësishëm.

“Qelitë e burgut janë gati për 4 VIP-a. Nuk dihet ç’po ndodh në vendin tonë”

Një panel gazetarësh po komentojnë çështje e dosjes “Habilaj” dhe implikimin e ish-ministri të Brendshëm Saimir Tahiri në këtë histori. Në emisioni “Byro”, në abcnews, gazetarët janë shprehu se jemi në një moment se nuk dimë se ç’po ndodh.

“Nuk dua ta teproj për atë që po them por qelitë janë bërë gati janë bosh për 4 VIP-a. Këta janë persona që konsiderohen prurje të reja të çështjeve të fundit” tha gazetari Basir Çollaku.

Ndërsa nga ana tjetër gazetari Ferdinand Dervishi tha: “Që të arrestosh dike duhet të kesh dhe prova. Unë kështu mendoj. Këto përgjimet italiane vërtetojnë një gjë shumë të mashe, sepse është e kapur nga politika. Shërbimi sekret është jashtë loje, sepse shumica në shërbimin sekret janë të paftë. Jemi në një moment që nuk e di se çfarë po ndodh në këtë vend.

Ndërsa gazetari Artan Hoxha u shpreh se “ne po ecim në rrugë të shkelura më parë. Këta nuk janë organizata që u nisën dje”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura