“Dosja Habilaj” dhe denoncimi i Zaganit, Nishani: Ja çfarë bëra unë atë kohë

Nov 3, 2017 | 9:20
SHPËRNDAJE

Ish-presidenti Nishani i ftuar në emisionin “Te pa ekspozuarit”  për të diskutuar për situatën e drogës në vend.

I pyetur nga gazetari Ylli Rakipi për deklaratat e Zaganit, Nishani i ka quajtur denoncim publik, dhe jo thjesh deklarata nga një ish-zyrtar i shtetit.

nishani

“Kemi një denoncim nga një oficer i lartë i policisë. Në këtë moment nga denoncimi nga sa kemi parë askush nuk është marrë me këtë denoncim. Pas saj është ardhja e dosjes së përgjimeve të antimafjas italiane. Këto dokumenta na konfirmuar me fakte të pakundërshtueshme, si fakt publik dhe juridik. Dosja na provoi se grupi Habilaj ka bërë trafikim të drogës edhe para deklaratave të Zaganit” tha Nishani.

“Presidenti nuk ka dëgjuar vetëm këtë denoncim të Dritan Zaganit, por ka marrë informacion nga SHISH për këtë çështje. Habilajt janë trafikantë të dorës së dytë.Në nëntor të vitit 2016 për shkak të informacioneve të ndërkombëtare ne mblodhëm Këshillin e Sigurisë Kombëtare dhe informuam autoritetet. Shqetësimi për presidentin në atë kohë ka qenë legjitim dhe situata që ne kemi mbërritur tani tregon se ato shqetësime që e diskutuam nuk u ndoqën. ”, tha ish presidenti.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura