Dosja e plotë/ Çfarë fiksuan kamerat, Prokuroria: Prenga u mbajt peng në kompleksin ‘Golden’

Feb 13, 2020 | 14:20
SHPËRNDAJE

ETLEVA DELIA/ Në dosjen e Prokurorisë për pengmarrjen e Jan Prengës janë renditur orar pas orari të gjitha lëvizjet e makinës, me të cilën është rrëmbyer 48-vjeçari, nga Kamza deri në kompleksin “Golden”, në Shijak.jan prenga

Në dosje, Prokuroria shprehet se ka dyshime të arsyeshme se Jan Prenga është mbajtur peng në ambientet e këtij kompleksi. Tashmë, hetimet që u drejtuan nga prokurori Leonard Filopati i kanë kaluar SPAK-ut.

Më poshtë, pjesë nga materiali i Prokurorisë së Tiranës që i ka kaluar Prokurorisë së Posaçme.

Është bërë këqyrja e pamjeve filmike të kamerave të sigurisë në objekte të ndryshme në rrugën që ka ndjekur automjeti i autorëve të rrëmbimit të shtetasit Jan Prenga. Më konkretisht, kamerat e sigurisë së bar-kafe “Al…”, e cila ndodhet në rrugën “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, në Laknas, ku është fiksuar momenti i kalimit të automjetit si më poshtë:

Kur ora e pamjes filmike e përfituar nga kamera me numër rendor 5, shënon 12:22:17, në rrugën “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, me sens lëvizjeje nga pjesa fundore e fushëpamjes së kamerës në drejtim të sipërm të fushëpamjes së makerës, dallohet të kalojë një automjet në dukje si ai i markës “Land Rover”, modeli “Range Rover Evoque”, me ngjyrë në dukje si ajo e bardha, me karakteristikat e targës të padallueshme, me karakteristikë dalluese, pasqyra me ngjyrë në dukje si ajo e zeza. Gjatë lëvizjes së automjetit, karakteristika të tjera dalluese mund të përmendim pjesën e tavanit të këtij automjeti, ku dallohet një si shenjë e zezë në tavan, si dhe shirit i zi në pjesën fundore të tavanit. Automjeti vazhdon lëvizjen në drejtim të Urës së Laknasit.

Është bërë këqyrja e pamjeve filmike të kamerave të sigurisë së një pike varrezash automjetesh (pjesë këmbimi të përdorura), në pronësi të shtetasit Elton F., me adresë, rruga Pjezë, Shijak, Durrës, ku është fiksuar kalimi i automjetit si më poshtë: Kur ora shënon 11:35:24, në rrugën e Pjezës, me sens lëvizjeje, ardhja nga kryqëzimi i njohur si 4 Rrugët e Shijakut, në drejtim të Durrësit, dallohet të kalojë një automjet në dukje si ai i markës “Land Rover”, modeli “Ragne Rover Evoque”. Gjatë lëvizjes së automjetit, duken karakteristika të tjera dalluese, pjesën e gomave që në dukje janë të njëjta me ato të një automjeti të bërë pis.

Dritan-Rexhepi-Jan-Prenga-570x410

Është bërë këqyrja e pamjeve filmike të kamerave të sigurisë së bar-kafe, në përdorim nga shtetasi Alban G., në rrugën Ndroq-Durrës, përballë kompleksit “Golden”, Shijak, ku është fiksuar automjeti si më poshtë: Kur ura shënon 11:44:32, në rrugën Ndroq-Tiranë, dallohen dy goma automjeti, në dukje si ato të bëra pis me baltë në pjesën anësore të rrezes së jashtme të gomës. Ky automjet duke në pamje filmike që hyn në brendësi të këtij kompleksi, ku dhe nuk mund të përfitohen të dhëna të tjera shtesë për automjetin e sipër përmendur. Kur ora shënon 20:37:58, në pjesën e brendshme të oborrit të kompleksit “Golden”, duken si drita të një automjeti, i cili lëviz me sens lëvizje nga pjesa jo e dukshme e oborrit të këtij kompleksi, drejt daljes së oborrit. Kur ora shënon 20:37:59, automjeti bëhet më i dallueshëm, ku nga karakteristikat është i njëjtë me me automjetin “Range Rover Evoque”, i bardhë. Ky automjet vazhdon lëvizjen drejt daljes së portës në pjesën qendrore, sipër djathtas. Kur ora shënon 20:38:09, automjeti del nga pjesa e oborrit të kompleksit “Golden” dhe vazhdon lëvizjen në drejtim të Durrësit.

Është bërë këqyrja e pamjeve filmike të kamerave të sigurisë së pikës së prodhimit të poçave të baltës, me adrministrator shtetasin Rik K., në rrugën Ndroq-Durrës, ku është fiksuar automjeti si më poshtë: Kur ora shënon 22:16:12, në rrugën Ndroq-Durrës, me sens lëvizje nga e majta në drejtim të djathtë (në drejtim të Durrësit), dallohet të kalojë një automjet “Range Rover Evoque”. Kur ora shënon 22:16:13, automjeti duket të vazhdojë lëvizjen drejt Durrësit.

Është bërë këqyrja e kamerave në bar-kafe “VV…”, në rrugën Ndroq-Durrës, ku është fiksuar automjeti si më poshtë” Në orën 20:33:52 fiksohet që makina lëviz në drejtim të Durrësit dhe në orën 20:33:55 vazhdon në të njëjtin sens.

Në kuadër të këtij procedimi, me vendimin e Gjykatës së Tiranës, është ushtruar kontroll në ambientet e kompleksit “Golden”, si dhe në banesat e shtetasve Bajram Hajri, Altin Hajri, Leonard Hajri dhe Emiljan Hajri. Në kompleksin “Golden”, i cili ka 3 godina brenda rrethimit, gjatë kontrollit në godinën në pjesën lindore, pasi kalon sallën e eventeve, në një derë në krah të djathtë të kësaj salle, e cila shërben si dhomë për furnizimin, u gjet një çantë dore, brenda së cilës kishte një armë zjarri, pistoletë “Glock”, me një krehër me 11 fishekkë në të. Më pas kontrolli vazhdoi në godinën e dytë, e cila ndodhet në pjesën veriore të kompleksit, ku nga kontrolli i ushtruar, në një ambiente të përshtatur si dhomë, në banjën e femrave u gjet një pistoletë e markës “Crvena Zaztava”, me numër të dëmtuar. Poseduesit dhe administruesit e kompleksit janë familja Hajri dhe shtetasi Olsi Turja.

jan-prenga-1024x555

Gjithashtu janë kontrolluar banesat e pjesëtarëve të familjes Hajri në Pjezë, Shijak. Shtetasi Altin Hajri nuk është gjetur në asnjë nga vendet ku është kërkuar. Të gjitha veprimet proceduriale të Policisë Gjyqësore janë mbajtur procesverbalet përkatëse. Nga veprimet hetimore rezulton se: Automjeti tip “Range Rover Evoque”, e autorëve të rrëmbimit të shtetasit Jan Prenga, ka lëvizur nga Kamza, ku ka ndodhur ngjarja në orën 10:54, në Laknas, Shijak, Pjezë dhe është futur në kompleksin “Golden”, Shijak, në orën 11:35. Më pas, në orën 20:29, ky automjet ka dalë nga kompleksi dhe ka marrë drejtimin për në Durrës, ku disa minuta më pas është njoftuar se është djegur në fshatin Shkallnur, Durrës. Automjeti i djegur është i markës “Range Rover”, pa targa, që nga verifikimet rezulton se ky mjet është vjedhur më 26.11.2019 në Yzberisht, Tiranë. Automjeti ka pasur targat AA 365 VI dhe i përket shtetases Kaje Tufa, kallëzuar nga kjo e fundit si i vjedhur në Komisariatin nr.6, në Tiranë, më 29.11.2019.

Ka dyshime të arsyeshme se shtetasi Jan Prenga, pasi është rrëmbyer në Kamzë, direkt pas ngjarjes është dërguar në kompleksin “Golden” dhe aty është mbajtur peng, si dhe personat që posedojnë e administrojnë këtë kompleks janë të përfsgirë në rrëmbimin dhe mbajtjen peng të shtetasit Jan Prenga. Gjithashtu, nga shpjegimet e vëllait të shtetasin Tan Prenga, Anton Prenga, rezulton se ai ka dijeni për motivin e rrëmbimit dh mbajtjes peng të Jan Prenfës, që është vjedhja e një sasie prej 260 kg lëndë narktike, kokainë, në Angli, nga vëllai tjetër, Astrit Prenga dhe shoku i tij, Gëzim Dollani. Ai gjithashtu ka dijeni kush janë organizatorët dhe rrëmbyesit e Jan Prenfës, shtetasit Gentjan Doçaj, Korado Gështenja, Korado Bleta dhe Gramos (Dritan) Rexhepi, pasi këta të fundit e kanë kontaktuar vëllain e tyre Astrit Prenga në Angli për kthimin e lëndës narkotike dhe më pas do të lironin Janin.

Ka dyshime të arsyeshme se organizatorët kryesorë të rrëmbimit dhe mbajtjes peng të shtetasit Jan Prenga, janë shtetasit:

Gëntjan Funiqi (Doçaj), 38 vjeç, lundur në Shkodër dhe banues në Shkodër; Korado Gështenja (Keshteja), 28 vjeç, lindur në Shkodër dhe banues në Shkodër; Martin (Gentian) Bleta, 34 vjeç, lindur në Shkodër dhe banues në Shkodër; Dritan Rexhepi, 40 vjeç, lindur në Vlurë dhe banues në Vlorë (ky shtetas ka përdorur pseudonimin Gramozi nga Vlora, i cili ndodhet në burg në Ekuador, për trafik narkotikësh); Altin Hajri, 36 vjeç, lindur dhe banues në Shijak; Ardian Doçaj, 31 vjeç, lindur e banues në Shkodër, i dyshuar se ka marrë pjesë aktive në rrëmbimin e Jan Prengës; Artan Doçaj, 36 vjeç, lindur në Dojan, Shkodër dhe banues në Shkodër, i dyshuar se ka marrë pjesë aktive në rrëmbimin e Jan Prengës; Aldo Majnishta, 25 vjeç, lindur e banues në Shkodër, i dyshuar se ka marrë pjesë aktive në rrëmbimin e Jan Prengës.

Gjithashtu, në rrëmbim kanë marrë pjesë edhe disa persona të tjerë, të cilët janë në verifikim e sipër nga ana e Policisë së Shtetit. Këta persona, dyshohet se kanë konsumuar elementë të veprave penale “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit” e kryer në bashkëpunim, “Trafikim narkotikësh”, “Armëmbajtje pa leje”, “Fshehje dhe asgjësim kufome”.

PANORAMA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura