DOSJA E PLOTË/ Aktmarrëveshja me Prokurorinë, Shallari: Ju tregoj porositësin, ndërmjetësin dhe pse e vrava Cukun

Jun 6, 2018 | 11:00
SHPËRNDAJE

Prokuroria ka zbardhur detajet në lidhje me vrasjen e Komisar Artan Cukut, e ndodhur në prill të vitit të kaluar.

Në dosjen e plotë të siguruar nga “Panorama”, bëhet me dije se  vrasja është bërë për shkak të detyrës.

Në dosjen e prokurorisë së krimeve të rënda është zbardhur e gjithë dinamika e ngjarjes.

mikel shallari

Në këtë dosje tregohet se kush është ekzekutori, ndërmjetësi dhe porositësi i këtij krimi të rëndë që tronditi Tiranën më 8 prill 2017.

Sot është bërë dhe aktmarrëveshja mes Mikel Shallarit dhe Prokurorisë, me të cilën i ekzekutori i krimit dënohet vetëm me 10 vite burg, pasi ka bashkëpunuar me drejtësinë dhe ka treguar porositësit e kësaj ngjarje të rëndë.

Në një pjesë të dosjen thuhet se për Artan Cukun ka pasur dhe një atentat tjetër, para datës 8 prill të 2017-ës, por që ka dështuar.

Një pjesë nga dëshmia, ku tregon se Shallari ka pranuar vrasjen e Cukut

I pandehuri Shallari shpjegoi si ata vëzhgoheshin nga organizatori Jambelli i cili i nxiti të qëllonin. Në mbrëmje vonë të tre të pandehurit u takuan tek një lokal kur organizatori me tone fyese shprehu pakënaqësi ndaj tyre dhe i nxiti që krimin ta kryenin të nesërmen. I vënë përballë presionit, dhe i detyruar për shkak të faktit se kishte pranuar para nga Jambelli, i pandehuri mori përsipër ta kryente vetë ekzekutimin. I pandehuri ishte orientuar, ndërkohë, që të ndërronte numrat e telefonit një herë në dy ditë. Ai komunikonte vetëm me të pandehurin Leci, ndërsa me Jambellin nuk ka komunikuar asnjëherë. Nuk i dinte as numrat telefonikë që Jambelli përdorte.

 

aktmarreveshja 1 aktmarreveshja 2 aktmarreveshja 3 aktmarreveshja 4aktmarreveshja 5 aktmarreveshja 6aktmarreveshja 7aktmarreveshja 8aktmarreveshja 9

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura