Dosja e Frrokut në Ministrinë e Drejtësisë, javën tjetër dërgohet në Hollandë

Apr 29, 2016 | 19:00
SHPËRNDAJE

Zyra e shtypit prane Ministrise se Drejtesise ben me dije se dosja e shtetasit Arben Frroku eshte dorezuar diten e sotme nga ana e Prokurorise se Pergjithshme dhe po administrohet nga drejtoria perkatase prane Ministrise se Drejtesise.

Arben Frroku pas lirimit nga burgu
Arben Frroku pas lirimit nga burgu

Referuar procedurave te parashikuara ne ligj, materiali prej rreth 120 faqesh po perkthehet dhe pritet te dorezohet prane autoriteteve hollandeze brenda mesit te javes se ardhshme.

Pas dorezimit te kerkeses jane autoritetet hollandeze qe do ta shqyrtojne dhe do te marrin vendimin mbi miratimin ose jo te ekstradimit.

Arben Frroku u konfirmuar dje zyrtarisht se është arrestuar në Holandë por me identitet të ndryshuar, si Renato Tsepa. Ai fillimisht u ndaluar për këtë arsye, dokumente të falsifikuara por pas verifikimit dhe shenjave të gishtave iu vunë prangat në bazë të një urdhër arresti ndërkombëtar.

Arben Frroku akuzohet për vrasjen e kryekomisar Dritan Lamaj në shkurt të vitit 2013. Ai u largua nga vendi në qershor të vitit të kaluar, pak ditë para se Gjykata e Apelit të jepte vendimin për burgim të përjetshëm ndaj tij.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura