DOSJA “DOSHI”/ Tahiri 200 minuta në Prokurori. Ministri: Institucionet të flasin fort, mos dëgjohet zhurma e gjithkujt tjetër

Mar 6, 2015 | 13:30
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Ministri i Brendshem, Saimir Tahiri eshtë pyetur sot për plot 200 minuta në organin e akuzës lidhur me dijeninë e tij për akuzat e deputetit Tom Doshi. Gazetari i Panoramës ka mësuar se fillimisht Tahiri i është përgjigjur pyetjeve të prokurorit të Krimeve të Rënda, Përparim Kulluri.

Ministri Tahiri pas daljes nga Prokuroria

Në përfundim të seancës së pyetjeve, Tahiri ka deklaruar se do t’i lihet koha e duhur prokurorisë për të hetuar deri në fund ngjarjen. 

“Unë erdha thashë gjithçka jam vënë në dijeni gjatë gjithë kësaj kohe, ia thashë prokurorëve, duke shpresuar që kjo që bëj unë, që bëjmë ne të gjithë është ndihma më e madhe për ti dhënë kohën dhe mundësitë e duhura prokurorisë të bëjë hetime të plota e të zbardhë gjithçka me ngjarjen. Më vjen shumë keq që publiku është ngarkuar me këtë rrëmujë, por është koha të lëmë institucionet të flasin”- tha Tahiri per mediat.

Por ne nje status ne rrjetin social Facebook, mbremjen e se premtes, Tahiri thekson edhe nje here se institucionet e drejtesise sipas tij duhet te flasin fort, “qe te mos degjohet zhurma e gjithkujt tjeter”.

“Te flasin institucionet fort qe te mos degjohet zhurma e gjithkujt tjeter! Qytetaret kane te drejte te besojne se neveria e shkaktuar nga kjo rremuje, do zhduket shpejt se bashku me te verteten e hetimeve”,- shkruan ministri i Brendshem ne Facebook. 

Rama duke hyre ne Prokurorine e Krimeve te Renda

Në grupin e prokurorëve që po merren me këtë çështje përveç Përparim Kullurit janë edhe Adnan Xholi dhe Manjola Hasa si dhe dy oficerë të Policisë Gjyqësore. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura