Autorët e vrasjes në Ninsh u hoqën si policë. Qëlluan mbi viktimat, pasi i shtrinë përtokë

Jul 4, 2015 | 18:54
SHPËRNDAJE

Prokuroria e Fierit ka zbardhur ngjarjen e rëndë të ndodhur në Ninsh të Mallakastrës, ku u vra me armë zjarri shtetasi Alfon Dautaj, si edhe u plagosën dy të tjerë.

Viktima, Alfon Dautaj

Sipas Prokurorisë, tre autorët e dyshuar shkuan të merrnin kanabisin që po ruanin tre viktimat dhe u hoqën sikur ishin policë. Pasi i shtrinë përtokë, një nga tre autorët i qëlloi një nga një viktimat, duke lënë të vrarë Alfon Dautajn dhe duke plagosur dy të tjerët. 

Ngjarja sipas Prokurorisë

Me date 29.06.2015, rreth ores 02.20’, eshte njoftuar ne Drejtorine e Policise se Qarkut Fier se ne fshatin Ninsh Mallakaster eshte vrare me arme zjarri shtetasi Alfon Dautaj si dhe jane plagosur shtetasit Kosta (Riza) Fejzaj dhe Mariglen Luari. Shtetasi Kosta (Riza) Fejzaj, eshte shtruar ne gjendje te rende ne Spitalin Rajonal Fier si dhe shtetasi Mariglen Luari, eshte shoqeruar ne Spitalin Ushtarak, reparti i traumave Tirane, per ndihme me te specializuar

Ngjarja ka ndodhur ne afersi te vendit te quajtur “Perroi i zi” ne fshatin Ninsh, ne largesine 5-6 km larg nga fshati, ne mesin e nje pylli me peme kocimare ku ishin kultivuar  nje numer i konsiderueshem bimesh, te ngjashme me bimen narkotike cannabis sattiva.

Ne fundin e parceles se hapur ne pyll, ku ishin kultivuar bimet narkotike ndodhej nje kasolle plastmasi dhe ne anen jugore te saj jane gjetur njolla te kuqe si ato te gjakut  dhe prane hyrjes se kasolles u gjeten dy gezhoja metalike, model 56, te kalibrit 7.62 mm. ne anen jugore te kasolles u fiksua nje predhe fisheku te modelit 56, kaliber 7.62 mm. ne largesine 12 meter nga kasollja, aty ku eshte edhe fillimi i parceles me bime narkotike u gjet nje tjeter gezhoje arme me karakteristikat e mesiperme.

Viktima dhe te plagosurit Kosta Fejzaj dhe Mariglen Luari kane njohje me njeri-tjetrin dhe viktima me Mariglenin jane edhe kusherinj mes tyre dhe te tre kane kultivuar dhe marre ne ruajtje parcelen me bime narkotike ne vendin e quajtur “Perroi i zi” ne fshatin Ninsh Mallakaster.

Nga veprimet e kryera nga policia gjyqesore te dyshuar per vrasjen e shtetasit Alfon Dautaj dhe plagosjen e shtetasve Mariglen Luari dhe Kosta Fejzaj jane shtetasit Gentian Pashaj, Artur Pashaj, vellezer me njeri-tjetrin dhe shtetasi Ermal Caushaj, i cili ka njohje me vellezerit Pashaj.

Te dyshuarit Gentjan Pashaj dhe Ermal Caushaj kane deklaruar se kishin dijeni se ne fshatin Ninsh, mbi liqenin e Gaduroves ishte nje parcele me hashash dhe bashke me te dyshuarin tjeter, Artur Pashaj, sipas nje plani te bere me pare me njeri-tjerin do te shkonin per te marre bimen narkotike.

Pasi kishin siguruar arme zjarri, nje automatik dhe nje pistolete, ne oret e vona te dates 28.06.2015, ata jane nisur per tek parcela me bime narkotike. Gentjani ka marre armen automatike dhe ka shkuar tek parcela, ku kane filluar te prisnin bimet narkotike. I dyshuari Gentian Pashaj ka pretenduar se ka degjuar nje krisme arme dhe i trembur ka qelluar ne ajer me automatik dhe se ne lidhje me vrasjen  ka mesuar te nesermen, fakt ky i pretenduar edhe nga i dyshuari Ermal Caushaj, por nga deklarimet e shtetasit Mariglen Luari rezulton se te tre te dyshuarit kane shkuar tek nje tende me plastmas ku te demtuarit dhe viktima ndodheshin, te tre te dyshuarit ishin te armatosur dhe u kane bere thirrje te shtriheshin pertoke, se gjoja ishin policia. Vetem njeri prej tyre ka qelluar me arme automatike ne fillim Alfonsin, pastaj Rizain (Kosta) dhe ne fund Mariglenin sipas radhes qe ishin shtrire pertoke. Pas kesaj jane larguar me vrap permes pyllit, ne ate qe kishin ardhur.

Jane arrestuar ne flagrance shtetasit Kosta Fejzaj dhe Mariglen Luari, per kryerjen e vepres penale te kultivimit te bimeve narkotike ne bashkepunim dhe jane ndaluar me iniciative nga policia gjyqesore shtetasit Gentjan Pashaj, Artur Pashaj dhe Ermal Caushaj, te dyshuar per kryerjen e vepres penale te te vrasjes ne rrethana te tjera cilesuara, ne bashkepunim, prodhimit dhe mbajtja pa leje e armeve luftarake dhe municionit, parashikuar nga neni 79/dh, 25, 278/5 i K.penal i K.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura