Dosierët e Botërorit/ Ndërhyrja e ashpër, si humbi jetën Dubinski

May 31, 2018 | 13:45
SHPËRNDAJE

Pjesëmarrja në Kupën e Botës i mori jetën mbrojtësit të Bashkimit Sovjetik, Eduard Dubinski. Historia tragjike e tij nis në ndeshjen kundër Jugosllavisë. Për shkak të një takimi tepër të tensionuar, kundërshtarët nisën të shkaktonin edhe ndërhyrje të ashpra. Ajo më makabrja ishte e sulmuesit jugosllav Muhamed Mujiç. Kur Dubinski kishte topin në zotërim në zonën e tij dhe e gjuajti fort për ta larguar, Mujiç i rrëshqiti me takën e ngritur pikërisht në gjurin e këmbës së majtë.
eduard dubinski

Një veprim shokues, që i theu edhe këmbën kundërshtarit. Në fakt, arbitri nuk e pa atë moment dhe kjo e bëri akoma më të rëndë situatën. Lojtari sovjetik u largua me urgjencë nga fusha e lojës dhe mori mjekimin e parë. Gjithsesi, duket se në Kili nuk i dhanë trajtimin e duhur. Me kalimin e kohës, thyerja e këmbës nisi të merrte infeksion dhe pikërisht mjekimi i gabuar i shkaktoi atij sarkomë, një lloj kanceri i pashërueshëm. Pavarësisht se luftoi për të fituar betejën më të rëndësishme të jetës, Eduard Dubinski nuk ia doli mbanë.

download (2)

Ai ndërroi jetë në moshën 34-vjeçare prej asaj sëmundje që erdhi pikërisht prej atij faulli makabër, që në fakt nuk u pa as nga arbitri. Mujiç e përfundoi ndeshjen i pandëshkuar, por ndëshkimin më të rëndë e mori mbrojtësi kundërshtar. Të gjithë karrierën e tij futbollistike, Dubinski e kaloi me klube ruse, ndërkohë që luajti edhe 12 ndeshje me përfaqësuesen sovjetike.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura