Dosier/ Bashkimi i paralelizuar i Europës para Luftës së Dytë Botërore, kërkesa që iu drejtua shtetit shqiptar

Jul 14, 2018 | 14:10
SHPËRNDAJE

Rubrika “Historia e diplomacisë shqiptare” sjell në vëmendje këtë javë informacion mbi qëndrimin e qeverisë shqiptare në vitin 1930, ndaj propozimit të Ministrit të Jashtëm francez, Aristide Briand, për krijimin e një Bashkimi Federal Evropian, ku do bënin pjesë të gjitha shtetet evropiane anëtare të Lidhjes së Kombeve. Ky organizim do të kishte karakter ekonomik.

Sipas dokumentit të punlikuar nga Ministra e Jashtme: Në gjysmën e dytë të viteve ’20 të shek.XX, periudhe kur Gjermania po restauronte statusin e Fuqisë së Madhe, shefi i diplomacisë franceze të kohës arrin në konkluzionin që Gjermania do të ishte paqësore vetëm në kuadër të një federate evropiane. Në Asamblenë e 10-të të Lidhjes se Kombeve në v.1929, Briand prezantoi këtë skemë ambicioze për kohën, por të turbullt në formulimin e saj. Propozimi u mbështet nga Ministri i Jashtëm gjerman Gustav Stresemann, dhe u kërkua qëndrimi i gjithë vendeve që përfshiheshin në këtë propozim.

Shteti shqiptar, si anëtar me të drejta të plota në Lidhjen e Kombeve, mban qëndrimin e tij ndaj këtij propozimi.

Më poshtë do të gjeni komentin që i bën këtij propozimi Ministri i Jashtëm i kohës Z. Rauf Fico, dhe përgjigjen zyrtare të qeverisë shqiptare e cila iu dorëzua me 15 korrik 1930 Ministrit Fuqiplotë të Francës në Tiranë.

Në kushtet e fillimit të Depresionit Ekonomik të v.1929-1934, largimit nga jeta të Ministrit Stresseman (1929), largimit nga posti i Ministrit të Jashtëm  të Briand (1932), dy mbështetësit kryesore të idesë, projekti mbeti i parealizuar, ndërkohë Evropa po hynte në trazirat politike që po përgatisnin Luftën e Dytë Botërore.

PANORAMA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura