Doshi shpërthen kundër Brahos: Ka vrarë ushtarë para ’90-s

Feb 1, 2016 | 13:15
SHPËRNDAJE

Deputeti i përjashtuar nga PS-ja, Tom Doshi është i vendosur t’i shkojë deri në fund çështjes gjyqësore me deputetin e LSI-së, Spartak Braho.

Nga seanca e sotme gjyqësore në Gjykatën e Lartë, me kërkesën për shfuqizimin e vendimit të parë, që nuk gjeti elementë të veprës penale në letrën e Brahos, Doshi ka përsëritur akuzën se Braho ka vrarë ushtarë në ’90-n dhe nuk meriton të jetë në Kuvend.

“Ai person ka ekzekutuar me dorën e vet ushtarë para vitit 90-të dhe nuk e meriton të jetë në parlament”- ka thënë Doshi.

Sa për procesin në fjalë, avokatët e Doshit theksuan se prokuroria nuk ka bërë veprimet e nevojshme hetimore, ndërkohë që prokurori e kundërshtoi këtë fakt.

Gjykata vendosi të shprehet me vendim më datën 16 shkurt.

Prokuroria në krah të Brahos: Nuk shpifi ndaj Tom Doshit

Prokuroria e Përgjithshme i ka kërkuar sot Gjykatës së Lartë që të shpallë të pafajshëm Spartak Brahon për akuzën e shpifjes, të cilën e pretendon Tom Doshi.

Braho-Doshi

Bëhet fjalë për një deklaratë të kryetarit të komisionit të Sigurisë Kombëtare sipas të cilit Tom Doshi kishte falsifikuar një raport mjekësor për të mos marrë pjesë në mbledhjen e Komisionit të Mandateve kur shqyrtohej mandati i tij për akuzat ndaj Ilir Metës.

Sipas Brahos, Doshi kishte përfituar nga fakti që gruaja e mjekut që kishte dhënë raportin punonte te Profarma.

Në mbledhjen e sotme prokurori i çështjes u shpreh se deklarata e Brahos është vetëm një opinion i tij dhe nuk ka elementë të veprës penale.

Gjykata e Lartë deklaroi se do të japë në 9 shkurt vendimin për këtë çështje.

Tom Doshi ka kërkuar 1 lekë dëmshpërblim për akuzat e Spartak Brahos.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura