Doshi përjashtohet pa votim, asnjë mbështetës për deputetin e Shkodrës në Grupin e PS

Mar 3, 2015 | 7:50
SHPËRNDAJE

Grupi Parlamentar socialist mbështeti dje propozimin e Kryeministrit Rama për të përjashtuar deputetin e qarkut të Shkodrës, Tom Doshi, por perjashtimi eshte bere pa votim.

Tom Doshi

Pas debateve mes Doshit dhe Ramës dje në Grupin Parlamentar, por dhe debatit mes Ramës dhe Ben Blushit, Grupi Parlamentar ka mbyllur diskutimet pa asnjë mendim kundër, duke i dhënë unanimitet propozimit të kreut të qeverisë, por pa e marrë këtë përmes votës. 

Në mbledhje, Doshi nuk gjeti asnjë mbështetës, as nga ata që më parë kishin negociuar me të. Fjala e Kryeministrit Rama nuk ka lënë më hapësira për të diskutuar më tej nëse dikush ishte kundër këtij qëndrimi.

I vetmi që mësohet të ketë negociuar deri dje paradite për mospërjashtimin e deputetit të Shkodrës ka qenë deputeti i qarkut të Vlorës, Koço Kokëdhima.

Por Kokëdhima pas debatit Rama-Blushi nuk ka mundur të marrë fjalën për të thënë qëndrimin e tij, pasi kryetari i Grupit Parlamentar Gramoz Ruçi e ka mbyllur mbledhjen për të mos vazhduar më tej me qëndrime individuale.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura