Tom Doshi nuk tërhiqet, i rikthehet ‘luftës’ në gjykatë me Spartak Brahon

Jan 28, 2016 | 8:35
SHPËRNDAJE

Tom Doshi, deputeti i përjashtuar nga PS-ja i kthehet sërish betejës me Spartak Brahon në Gjykatën e Lartë.

Tom Doshi
Tom Doshi

Betejën e radhës e ka me Prokurorinë e Përgjithshme, ndërkohë që kërkon nga gjykata të shfuqizojë vendimin e akuzës për mosfillimin e procedimit penal ndaj deputetit të LSI-së dhe njëherazi kreut të Komisionit të Sigurisë Kombëtare, Spartak Braho, raporton sot “GSH”.

Kallëzimi erdhi fill pas publikimit të një letre, që Spartak Braho u kishte dërguar krerëve të disa institucioneve, ku fliste për një skenar për destabilizimin e vendit, me protagonist Tom Doshin dhe ish-deputetin e LSI-së, Dritan Prifti. Pas shqyrtimit, prokuroria nuk nisi hetime, duke u shprehur se nuk kishte elementë të veprës penale.

Doshi e ka cuar çeshtjen në Gjykatën e Lartë, ku kërkon qe kjo e fundit të urdhërojë prokurorinë për nisjen e hetimeve për Spartak Brahon. Mësohet se seanca e radhës do të jetë më 3 shkurt.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura