Raporti mjekësor: Tom Doshi me dhimbje gjoksi e tension të lartë. Deputeti, letër kolegëve: E marr veten për dy ditë

Mar 24, 2015 | 15:56
SHPËRNDAJE

Deputeti i qarkut të Shkodrës, Tom Doshi, nuk u paraqit dje në mbledhjen e Këshillit të Rregullores dhe Mandateve, duke dorëzuar para kolegëve një raport mjekësor. 

Raporti mjekesor i Tom Doshit

Sipas raportit, Doshi ka pasur luhatje të forta tensioni dhe mjekët i kanë këshilluar regjim shtrati. Dje në mëngjes, mësohet se Tom Doshi është paraqitur që herët në mëngjes në spitalin “Hygeia”, pas shqetësimeve shëndetësore që ka ndier.

Sipas mjekeve, ai ka pasur dhimbje gjoksi dhe tension shumë të lartë. Mjekët i kanë rekomanduar edhe shtrimin në spital, por ai nuk e ka pranuar, ndërkohë që i kanë specifikuar edhe kryerjen e një sërë ekzaminimesh për përcaktimin më saktë të diagnozës.

Raporti mjekesor i Tom Doshit

Pasi është paraqitur në spital për problemet që kishte me shëndetin, mjeket i kanë dhënë deputetit të Shkodrës, Tom Doshi, 5 ditë leje, kohë e nevojshme sipas tyre për përmirësimin e gjendjes shëndetësore. Doshi, për shkak të problemeve me shëndetin, nuk u paraqit dje në mbledhjen e Këshillit të Mandateve, për heqjen e imunitetit të tij dhe Frrokut, pas kërkesës së Prokurorisë për arrestimin e tyre.

Pershkrimi i vizites se Doshit ne spital
 “Ju njoftoj se për arsye shëndetësore nuk mund të marr pjesë në mbledhjen e Komisionit të Rregullores dhe Mandateve. Kam pas luhatje të mëdha të tensionit arterial dhe jam këshillue me regjim shtrati. Shpresoj që për dy ditë të jem në gjendje të paraqitem pranë Komisionit për të dhënë pozicionin tim në lidhje me akuzat e Prokurorisë së Përgjithshme. Ju lutem më njoftoni për datën e re të mbledhjes”, shkruan Doshi në letrën e tij.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura