Doshi denoncoi tentativën për të vrarë personin që do ta eleminonte atë dhe Fufin

Mar 3, 2015 | 13:49
SHPËRNDAJE

Deputeti i përjashtuar nga grupi parlamentar socialist, Tom Doshi denoncoi dje tentativën për vrasjen e personit që kishte marrë përsipër eleminimin e tij dhe deputetit demorkat, Mëhill Fufi.

Tom Doshi

Në një statut të bërë në facebook ku i përgjigjej ambasadës amerikane dhe Bashkimit Europian, Doshi shkruan “Kam mbi 5 muaj qe pres te reagoj shteti ndaj fakteve qe une i kam paraqitur deri ne detaje per vrasjen time. i vdekur nuk mund te reagoj. Kam reaguar tani, sepse nuk mund te prisja me gjate. Para pak ditesh eshte tentuar te vritet denoncuesi i skemes se vrasjes. Nuk mund te prisja me gjate, sepse njerezit rezikojne te vritet nga indiferenca e shtetit, dhe ortakeria e Kryeministrit me Kryetarin e Kuvendit. Kush nuk do ishte i revoltuar ne kushtet qe eshte i rrezikuar te vritet, ne kushtet qe faktet dhe deshmitaret po tentohen te vriten?”, shkruan Doshi.

Gazetari Artan Hoxha tha mbrëmë në Opinion se Durim Bami kishte marrë porosi të vriste Tom Doshin dhe Mëhill Fufin dhe për këtë i ishte premtuar një shumë prej 600 mijë euro, ndërkohë që kishte marrë parapagim 30 mijë euro.

Sipas gazetarit të “News24’, ky person edhe pse e kishte marrë përsipër këtë situatë “mesa duket është trembur, ka parë rrezikshmërinë dhe ka kontaktuar me Doshin”. Gazetari Hoxha deklaroi për “Opinion se në këtë moment Doshi vuri në dijeni Kuvendin, Prokurorinë e Përgjithshme, minitrin e Brendshëm dhe Kryeministrin. “Ka pasur hetim nga prokuroria dhe policia. Personi që do bënte vrasjen është me precedent penal. Ky person është tentuar të vritet me një minë të telekomanduar”,-deklaroi gazetari Hoxha.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura