Dorian Ramaliu: Çakuli, si babai që ka gjithmonë të drejtë edhe kur na dhunon

Sep 20, 2018 | 14:33
SHPËRNDAJE

KLOTILDA HARKA/ Një dyshe djemsh morën drejtimin e programit investigativ “Fiks Fare” para tre vitesh. Dorian Ramaliu dhe Devis Muka rikthehen të pandarë këtë sezon të ri televiziv si aktorët që zbritën me këmbë në tokë për të zgjidhur problemet e popullit në ekran. Doriani rrëfen për “Panorama Plus” marrëdhënien jashtë kamerave me kolegun e martuar, momentet e punës me Filip Çakulin, pushtetin e medias, si e sheh konkurrencën me rivalët, Saimir Kodra e Gentian Zenelaj, velinat e reja etj…

dorian

Rikthehet “Fiks Fare”. Si e nisët këtë sezon të ri, me pesimizëm, optimizëm apo eufori?

Sigurisht që me optimizëm sepse më kishte munguar “Fiks”-i. Nisëm një sezon të ri, me tema të rëndësishme dhe investigime të mëdha.

Me Devisin dukeni dyshja e pandashme që identifikoheni me njëri-tjetrin. Sa kohë punoni jashtë kamerave?

Gjithçka është e natyrshme. Ne na ndan vetëm mesnata. Arsyeja është Nerti, gruaja e tij. Madje edhe financat i kemi 50 me 50. (Qesh)

Në jetën jashtë punës, jeni aleatë apo kundërshtarë në duele idesh të kundërta?

Jemi si dy pika uji me njëri-tjetrin. Tani jemi edhe një masë… Medium të dy. Kam problem vetëm me pantallonat, se Devi është më i gjatë.

 

Intervistën e plotë e lexoni në linkun: http://www.panorama.com.al/panoramaplus/dorian-ramaliu-cakuli-si-babai-qe-ka-gjithmone-te-drejte-edhe-kur-na-dhunon/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura