‘Dorëzohu’/ Ngriti duart lart dhe nuk bëri rezistencë, si u kap djali i ri nga Policia. Dyshohet se drogoi dhe shfrytëzoi seksualisht 17-vjeçaren

Jul 14, 2020 | 14:20
SHPËRNDAJE

Policia e Sarandës ka vënë në pranga Ameld Merlika, një djalë i cili ishte shpallur në kërkim pak ditë më parë.

Policia Sarande

Sipas korespondentes së Panorama, mësohet se Merlika është pikasur në qytet dhe nuk i ka bërë rezistencë policisë.

Në momentin që atij i kanë kërkuar të ndalojë, ai ka ngritur duart lart.

Ndalimi i tij është bërë për llogari të policise së Krujës, pasi ka urdher arresti per akuza që kanë të bëjnë me lëndët narkotike.

Njëkohësisht, ai dyshohet se është autori që hodhi tritolin në banesën e 17-vjeçares në Krujë, e cila e denoncoi për shfrytëzim skesual dhe për nxitje të përdorimit të këndëve narkotike.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura