Dorëzimi i listave të partive në KQZ/ Ambasadori Soreca: Ligji i dekriminalizimit të zbatohet plotësisht. Të përmbushen standardet e integritetit

Mar 10, 2021 | 20:32
SHPËRNDAJE

Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca ka reaguar pasi partitë politike dorëzuan në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve listat e kandidatëve për deputetë.

soreca-2-648x450

Në një postim në facebook, Soreca thekson se ligji i dekriminalizimit duhet që të zbatohet plotësisht, duke shtuar se duhet që të plotësohen standardet e integritetit të kandidatëve për deputet.

Postimi i plotë:

Partitë kanë paraqitur listat e tyre për zgjedhjet e 25/04. Tani i takon

@KQZ në Shqiperi, në konsultim me zyrën e Prokurorisë së Përgjithshme, të verifikojë kandidatët. Ligji i dekriminalizimit duhet të zbatohet plotësisht & standardet e integritetit për kandidatët duhet të plotësohen.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura