Dorëhiqet papritur kreu i Spitalit të Durrësit, ja emri që e zëvendëson

Apr 18, 2018 | 22:35
SHPËRNDAJE

Ka dhënë dorëheqjen në mënyrë krejt të papritur drejtori i Spitalit Rajonal Durrës. Alban Ramohitaj, njëkohësisht dhe kryetar i Këshillit Bashkiak të Durrësit, mësohet se ka dhënë dorëheqjen të mërkurën, duke shkaktuar mjaft habi, shkruan TCH.

Spitali Rajonal i Durresit
Spitali Rajonal i Durresit
Ky largim nga detyra nuk është argumentuar ende prej tij, ndërsa vjen vetëm pak ditë pas vizitës që ministrja Ogerta Manastirliu bëri në Spitalin e Durrësit, ku deklaroi nisjen e disa investimeve të rëndësishme në këtë spital dhe spitale të tjera rajonale në vend.

Më shumë se dorëheqje duket një vendim i detyruar, ndërkohë që Ramohitaj ishte fituesi i konkursit të organizuar nga Ministria e Shëndetësisë për spitalin e Durrësit.

Pas këtij largimi të papritur pritet që vendin e mbetur bosh ta plotësojë kandidati që zuri vendin e dytë në konkursin për drejtues, mjekja Nadire Kërtusha Jani, që aktualisht mban detyrën e shefes së repartit infektiv në këtë spital.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura