Dorëhiqet me përlotje kreu i Dhomës së Përfaqësuesve në Kongres: Reflektova pas takimit me Papën

Sep 25, 2015 | 21:41
SHPËRNDAJE

Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit amerikan John Boehner do të japë dorëheqjen nga Kongresi dhe do të lirojë vendin e tij në Dhomën e Përfaqësuesve në fund të tetorit.

Congressional Leaders Honor Fresco Painter Of The Capitol Constantino BrumidiAi njoftoi dorëheqjen e tij pas fjalimit të Papës në Kongresin e Amerikan. Papa Françesku u bë i pari papë që mban një fjalim në Kongresin Amerikan dhe kjo erdhi pas ftesës së Boehner-it.

Ky i fundit nuk i përmbajti lotët gjatë deklaratës së dorëheqjes, po ashtu edhe gjatë fjalimit historik të Papës. Boehner ishte personi kryesor që i bënte opozitë demokratëve të Obamës.

Ai – anëtar i Kongresit që nga viti 1990-  ka qenë nën presion nga krahu konservator i Partisë Republikane për një numër çështjesh.

Boehner tha se vendosi ta jepte dorëheqjen, pikërisht pas takimit me Papën, të cilin e cilëson si moment të thellë reflektimi. 

Sot Boehner ka zhvilluar takime me kundërshtarë brenda partisë së tij për të shmangur zhvillime që mund të çojnë në pezullimin e funksionimit të qeverisë federale javën e ardhshme.

Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve është i dyti në hierarkinë e udhëheqjes së qeverisë amerikane, pas nënpresidentit, nëse Presidenti nuk është në gjendje të përmbushë detyrën.

John Boehner u zgjodh kryetar i Dhomës së Përfaqësuesve nga kolegët e tij afro pesë vjet më parë. Ai është 65 vjeç.

Boehner ishte kryetari i parë i Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit Amerikan që priti në një takim ish kryeparlamentarin e Kosovës, Jakup Krasniqi tri vjet më parë në Uashington.

Në këtë takim Bohner do të theksonte se “mbështetja amerikane për Kosovën që nga vendosja e ushtarëve deri tek ajo politike e diplomatike ka qenë dhe mbetet dypartiake”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura