Dorëhiqet Duro: E di qe Idrizi do mërzitet, por nuk vazhdoj dot më

Apr 18, 2018 | 20:46
SHPËRNDAJE

Trajneri Shpëtim Duro, menjëherë pas humbjes nga Skënderbeu deklaron dorëheqjen nga Flamurtari.

Duro

Me keqardhje marr një vendim të pakthyeshëm. Ishte mundësi e fundit për kthesë. Me keqardhje jam i mendimit që nuk do jem më trajner i Flamurtarit. Duke pasur parasysh ndeshjet e fundit por edhe eliminimin nga Kupa.

Nuk mund ta përballoj dot këtë situatë. Do të ishte shumë mirë për të gjithë, të kishte një ndryshim. Më takon që ta mbaj personalisht përgjegjësinë. Kisha shumë dëshirë të vazhdoja projektin. Kisha marrëdhënie të shkëlqyer me presidentin Idrizi. Kisha mbështetjen e të gjithëve. Për deri sa kam qenë kaq jetëgjatë tregon se kam pasur besimin e tyre dhe kam bërë mirë. Kemi qenë mirë në fillimin e sezonit, por në periudhën e janarit, nuk mora lojtarë që duhet të merrja. Këta lojtarë që erdhën nuk e rritën cilësinë e skuadrës.

Një super skuadër në 5 muaj nuk mund të katandiset në një skuadër të dobët. A mos ka ndonjë arsye?

Nuk ka asnjë rrethanë dhe arsye. Skuadra rrëshqiti në faqen e tretë. Gjatë gjithë sezonit faktori i parë ka qenë arbitrimin. Në fazën e tretë kemi pasur mungesa. Ndërsa në fazën e tretë ka qenë përgjegjësia e jonë. Ky vendim nuk do i pëlqejë zotit Idrizi. Por për të mirë të klubit është mirë që unë të largohem. Unë shikoj një skuadër që ka humbur besimin. I marrim golat shumë lehtësisht. Skënderbeu ka kualiteti dhe ka një sulmues të jashtëzakonshme si Soue, që e shpëton skuadrën në çdo moment. Me Souenë, çdo trajner do e kishte shumë të lehtë.  Ai ka qenë protagonist i suksesit të Skënderbeut.

Trajneri i ri e ka mundësi të ndryshojë?

Unë e lë Flamurtarin në vendin e 6-të, që është 2-3 pikë larg zonës Europiane. Nuk e ka marrë siç e mora unë vjet Flamurtarin. Këtë situatë unë nuk mund ta përballoj dot.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura