Dorëhiqet ‘arkitekti’ i marrëveshjes detare mes Greqisë dhe Shqipërisë

Oct 9, 2015 | 20:48
SHPËRNDAJE

Arkitekti i marrëveshjes dypalëshe për kufirin detar mes Greqisë dhe Shqipërisë, Dimitris Paraskevopoulos ka dhënë dorëheqjen. Mediat greke shkruajnë se dorëheqja i është paraqitur Ministrisë së Punëve të Jashtme të Greqisë.

Dimitrions
Dimitrions Paraskevopoulos

Një nga gazetat më të mëdha në Greqi, “Ekathimerini”, duke cituar birime diplomatike ka shkruar se diplomati i lartë, Dimitris Paraskevopoulos ka dhënë dorëheqjen. Shtypi grek thotë se Paraskevopoulos ka punuar ngushtë me ministrin e Jashtëm të Greqisë, Kotzias gjatë muajve të fundit.

Lajmi ne gazeten greke "Ekathimerini"
Lajmi ne gazeten greke “Ekathimerini”

Ndërkohë, një tjetër gazetë në Greqi “Iefimerida”, thotë diplomati me përvojë ka shoqëruar Kotzian në udhëtimin e tij të fundit në Nju Jork.

Gazeta greke
Gazeta greke “Iefimerida”

Shtypi grek shkruan se arsyet e dorëheqjes së tij janë ende të paqarta, ndërsa të tjera lëvizje janë parashikuar në Ministrinë e Jashtme greke.

“Kathimerini” thotë se paralajmërimi i zëvendësimeve në Ministrinë e Jashtme ka ardhur nga Nikolas Kotzias, i cili ka vendosur gjithashtu të zëvendësojë edhe kreun e përfaqësimit të përhershëm të Greqisë në Këshillin e Bashkimit Evropian, Aleksandara Papadopulu.

Ndërkohë, në fund të muajit shtator mediat greke zbardhën disa detaje nga takimi i kryeministrit grek Tsipris me homologun e tij Edi Rama në Nju Jork.

 “Kryeministri grek theksoi rëndësinë e zgjidhjes e çështjeve të pazgjidhura midis dy vendeve mbi bazën e të drejtës ndërkombëtare dhe në frymën e respektit të ndërsjellë. Në të njëjtën kohë ai theksoi nevojën për të respektuar të drejtat e minoritetit kombëtar grek dhe respektimin e të drejtave fetare, duke theksuar në këtë kontekst rolin e rëndësishëm të kryepeshkopit, Anastas”- kanë shkruar mediat greke.

Më herët, ministria e Punëve të Jashtme e Shqipërisë ka ngritur një grup pune për të hetuar të gjitha aspektet administrative nëpërmjet të cilave pala shqiptare ka zhvilluar negocimin me palën greke, referuar edhe zbatimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila e gjeti në kundërshtim me Kushtetutën marrëveshjen dypalëshe.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura