Deputeti i PD takon mjekët që u dorëhoqën, Spahia: Tronditëse, kjo Qeveri shkaterroi sistemin nga brenda

Dec 5, 2017 | 15:08
SHPËRNDAJE

Me ane te nje letre plot ankesa dhe pamundesi kushtesh pune, drejtuar presidentit, kryeministrit dhe ministres se Shendetesise, mjekët e Urgjencës në Qendrën Spitalore Universitare në Tiranë deklarojne se terhiqen nga pozicioni i punes.

Por menjehere pas ketij lajmi ka ardhur edhe reagimi i pare nga PD. Eshte deputeti Tritan Shehu i cili shkruan ne nje status ne rrjetet sociale: “Nje ngjarje e rende jo vetem per ate qender universitare kjo, por per te gjithe sistemin tone shendetesor”.

Sakaq, deputeti i PD Bardh Spahia ka shkuar në QSUT për të takuar nga afër mjekët e dorëhequr të urgjencës.

Anëtari i Komisionit Parlamentar të Shëndetësisë bëri një deklaratë për çështjen ku tha:

“Është tronditëse dorëheqja e mjekëve të Urgjencës së QSUT.
Kemi patur gjithmone probleme me sistemin shendetesor, kemi patur mungesa dhe difekte, por kjo qeveri shkaterroi sistemin nga brenda.
Kerkesat e mjekeve te urgjences jane te drejta. Ata kerkojne kushte normale pune, per te cilat qeveria i ka fondet, por ia jep miqve te Edi Rames.
4 konçesionet e Edi Rames ne shendetesi vlejne 400 milione euro, por mjeket nuk kane pajisje, kane paga te uleta, jane te pavleresuar.
Doreheqja dhe eksodi jane dy alternativat e Edi Rames per shendetesine.”

STATUSI I PLOTE I TRITAN SHEHUT:

tritan-shehu

MJEKE E PERSONEL I URGJENCES SE QSUT JAPIN DOREHEGJEN.
Nje ngjarje e rende jo vetem per ate qender universitare kjo, por per te gjithe sistemin tone shendetesor.

Fakti qe kolege ndermarin nje hap te tille vetem se konfirmon problemet e medha te shendetesise sone.

Pa asnje dyshim nuk funksionojne mekanizmat kryesore te sistemit, qendrore apo periferike keto, duke vene ne veshtiresi personelin apo duke shkarkuar te gjithe peshen mbi QSUT.

Per te mos folur ketu per mungesat e medha ne teknologji e materiale konsumi, per rrogat minimale perballe nje sherbimi kaq te veshtire, sic eshte ai mjekesor ne pergjithesi e i urgjences ne vecanti.

Nga ana tjeter drejtuesit shteterore kerkojne te shkarkojne te gjithe pergjegjesine e presionin publik padrejtesisht mbi personelin shendetesor, qe vecse kerkon te beje me te miren e mundeshme.
TE TILLA SITUATA E PROBLEME JANE NE THEMEL TE EKSODIT MASIV TE MJEKEVE, TE KERKESAVE E PROTESTAVE TE TYRE TE DREJTA, TE CILESISE SE SHERBIMIT TE OFRUAR, SHUME LARG PARAMETRAVE EUROPIANE KY.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura