“Dorëhiqem nëse kam udhëtuar me Begon në Korfuz”, Balla flet sërish: S’e kam ndihmuar kurrë…

Sep 25, 2018 | 23:20
SHPËRNDAJE

I akuzuar pak kohë më parë nga opozita se ka favorizuar Edmond Begon në fitimin e tenderëve publikë, Taulant Balla në studion e “Top Show” ka mohuar kategorikisht që diçka e tillë të ketë ndodhur.

“E njoh, por s’e kam ndihmuar kurrë për asnjë lloj problemi me shtetin”, u shpreh ai.Balla-4

Ndërkohë, ai ka mohuar edhe akuzat se bashkë me Begon ka udhëtuar në Korfuz, duke theksuar se nëse provohet e kundërta ai dorëhiqet si deputet.

“Nëse unë kam qenë në makinë me Begon në Korfuz atëherë lë mandatin e deputetit, nëse kjo verifikohet”, u përgjigj Balla, pasi u pyet nga gazetari Artan Hoxha, i cili ka qenë pjesë e panelit të gazetarëve në studion e “Top Show” në Top Channel.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura