Dorëhiqet pedagogu ‘padrino’, studentët shpërthejnë në festë – VIDEO

Dec 12, 2018 | 22:39
SHPËRNDAJE

Një pedagog në Universitetin Politikenik ka dhënë dorëheqjen. Bëhet fjalë për pedagogun e Arkitekutrës, Thanas Nushi, i cili është dorëhequr pas akuzave të shumta që ka marrë nga studentët.

Lajmi është konfirmuar nga studentë, të cilët janë të pranishëm në një mbledhje që po zhvillohet në këtë fakultet. Pas marrjes së lajmit se Thanas Nushi ka dhënë dorëheqjen, studentët brohorasin.

5aee0a73-389b-4441-a81b-d911076d6bf5

Në protestën e zhvilluar më datë 9 Dhjetor para Ministrisë së Arsimit, studentët shpalosën një pankartë, në të cilët paraqiteshin pedagogët që sipas tyre, janë të korruptuar.

cb0cabc3-abf0-4e5c-a76b-d36d6f018263

Në këtë pankartë, një prej pedagogëve, Thanas Nushi, është cilësuar si “Il Padrino” (Kumbari), personazh i filmit me të njëjtin emër, drejtuesi i një familjeje kriminale.

Mbrëmjen e sotme janë zhvilluar mbledhje pedagog – student në fakultetin e Arkitekturës dhe atë të Ekonomikut. Në këto mbledhje studentët kanë shprehur shqetësimet e tyre, të cilat i kanë parashtruar edhe në protestë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura