Dorëheqjet në Kadastrën e Vlorës, Artan Lame: Probleme të tilla edhe në Elbasan, Durrës e Shkodër

Oct 9, 2019 | 16:35
SHPËRNDAJE

Kreu i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Artan Lame, ka reaguar pas dorëheqjeve në Kadastrën e Vlorës.

Nga Elbasani, Lame tha se probleme të tilla si në Vlorë do të dëgjohen edhe në qytetet të tjera si në Shkodër, Durrës e Lezhë. Sipas Lames, probleme të tilla vijnë për shkak të rënies së “piramidave të vjetra të ndërhyrjes së pushtetit”.

artan lame

Probleme si ky i Vlorës do të dëgjoni në shumë qytete të tjera. Do të dëgjoni probleme si ky i Vlorës edhe në Durrës, në Elbasan, Shkodër, Sarandë, ndoshta dhe në Lezhë. Nuk gjen në Vlorë durim, për një arsye shumë të thjesht kanë rënë piramidat e vjetra të ndërhyrjes së pushtetit dhe tashmë nuk ka askush që të mbrojë paligjshmërinë dhe gjërat e bëra keq“, tha Lame.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura