Dorëheqje nga kryebashkiaku i Bulqizës pas videos ku pinte kokainë? Ish deputeti: Jam i sigurt se…

Jan 23, 2020 | 9:38
SHPËRNDAJE

Perparim-Spahiu-Panorama

Ish deputeti i LSI-së, Perparim Spahiu ne nje reagim ne rrjetet sociale pasi u publikua video qe tregonte kryebashkiakun e Bulqizes Lefter Alla duke konsumuar kokaine ne lokal, thote se nese ka socialiste që dorëhiqen, “do të fitonin respektin e njerëzve dhe do të ishin kandidat seriozë në zgjedhje të vërteta e jo votimi moniste si ato të 30 Qershorit!”

POSTIMI I PLOTE

As Bulqiza, as Burreli, as Shkodra, as Vora por as dhe Tirana nuk kanë zgjedhur kryetarë bashkishë.

Ata janë emërime të modelit Edi Rama.

Unë nuk i kërkoj dorëheqje askujt që adhuron modelin e Tij pasi jam i sigurt që nuk do ta bënte.

Unë i kërkoj dorëheqje atyre socialistëve të ndershëm që drejtojnë sot bashkitë e vëndit pa u zgjedhur.

I kërkoj dorëheqje atyre socialistëve që nuk e shohin vehten si modeli i krimit apo i drogës.

I kërkoj dorëheqje atyre socialistëve që e shohin vehten si model i punëve të mira.

Nëse ata do të dorëhiqeshin, do të fitonin respektin e njerëzve dhe do të ishin kandidat seriozë në zgjedhje të vërteta e jo votimi moniste si ato të 30 Qershorit!

A ka të tillë mes rilindasish, shumë e vështirë duket.!!!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura