“Dorëheqja, reflektimi më i pakët”, Kryemadhi: Nuk duhen dënuar shqiptarët, por vetem një njeri. S’ka faktor malinj që mund të prishë aleancen me SHBA

Oct 19, 2019 | 11:31
SHPËRNDAJE

kryemadhi

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi, nje dite pas vendimit zgjenjyes te BE per te mos hapur negociatat me Shqiperine, ka thene se eshte me e pakta qe mund te beje kryeministri Rama, te dorehiqet. Ndersa ka nenvizuar ne fjalen e saj se ne komunikimet me miqte evropiane do u behet me dije se nuk duhen denuar shqiptaret ne endrren e tyre per ne Evrope, por vetem nje njeri.

“Dorëheqja e tij është reflektimi më i pakët për përgjegjësine e rëndë që rëndon mbi kryeministrin, shqiptarët ia kanë dalë të bindin evropën se e duan por e kanë të qartë se pengesa e vetme për këtë ëndër dhë rrugën drej BE është Rama.

Dështimi është individual, personal e i fokusuar vetëm tek ai, Rama zgjodhi të ndërtojë të ardhmen e tij mbi të ardhmen e shqiptarëve, zgjodhi ti grabisë, të detyrojë mijëra shqiptarë te largohen për shkak të tokës së djegur që ndërton Rama.

Shqiptaret e kane te qarte dhe duan të largojnë Ramën si pengesa e vetme e kësaj të ardhmjeje.

Shqiperia ishte më afër hapjes se negociatave me BE se sa vendet e tjera, por për shkak te shkatërrimit te shtetit sot jemi shumë më pas vendeve të tjera.

Rama rrënoi edhe arritjet e realizuara prej shumë viteve me mund nga shqiptarët.

Do kemi komunikime me miqtë tanë për tu shpjeguar se sa e rëndësishme është evropa per shqiptaret e se nuk duhen dënuar kurrë shqiptarët por vetem një njeri që i shërben interesve të tij të ngushta personale e ndoshta e ndonjë interesi tjetër që ne nuk e dimë.

Falenderoj në emër të Lëvizjes Socialiste për Integrim Shtete e Bashkuara të Amerikës për mbështetjen e pandalur asnjëherë ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve si partnerin tonë strategjik që edhe mbrëmë në një moment të zhgënjimit të shqiptarëve, ata i qëndrojnë në krah popullit shqiptar dhe Shqipërisë, u qëndrojnë në krah aspiratave të shqiptarëve për Integrimin Europian.
Asnjë faktor malinj nuk do të cënojë dot aleancën tonë mbi 100 vjeçare midis Shqipërisë dhe SHBA dhe asnjë faktor malinj nuk do të na largoje nga aspirata e shqiptarëve drejt integrimit në BE”, tha kryetarja e LSI ne nje deklarate per mediat.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura