Dorëheqja e tij pas marrëveshjes me Ramën? Tahiri tregon të vërtetën

May 3, 2018 | 21:25
SHPËRNDAJE

Duke u pergjigjur ne emisionin ‘Te paekspozuarit’ ne Top Channel, per ate qe thote opozita se e ka dorëzuar mandatin pas nje marreveshje me Ramen, Tahiri tha:

tahiri

“As kam marrëveshje e as kam nevojë e as më duhet, të vërtetën time as ma shet njeri as ma blen kërrkush, përfshi edhe Edi Ramën kështu që se dyshoj që e thotë opozita këtë se janë mësuar me këto pazarat. E të dali kështu jashtë manualit të politikës, unë po jap dorëheqjen, këta patjetër që as e dyshoj që të gjejnë dicka. Saliu ka mbrojtur edhe Metën edhe Bashën, edhe Mediun që duhet të ishin në burg se kanë vjedhur e vrarë, por kanë bërë pazare dhe kanë mbjetuar. Une s’di cfarë bën Rama dhe nuk më intereson.

Unë di të vërtetën time. Atë mua as ma shet njeri e as ma blen kush.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura